Blog

Në Rugovë me IPKO

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
Në Rugovë me IPKO

Çdo gjë ishte gati për një udhëtim në bjeshkët më të larta të Kosovës, në Gjeravicë. Por, para kësaj ishte një kënaqësi më e madhe për të vizituar Grykën e Rugovës, njërën prej perlave më të mira të bukurive natyrore që ka Kosovë. Përpos këtyre bukurive aty ka edhe mrekulli të tjera të cilat ne nuk i kishim dëgjuar më parë. Gjatë rrugës ndaleni për të vizituar Shpellën që sipas gojëdhënave është Shpella e Teutës. Në këtë shpellë, nëse kërkoni ndonjë cicerone do të kënaqeni më historinë e kësaj ane, ndërkaq jo shumë larg saj gjendet edhe Shpella e Nallbanit, për të cilën thonë se ja ka mbathur kuajt mbretëreshës Teutë. Aty gjendet një oxhak dhe një rrugë guri, e cila ka mbetur pa ndonjë përkujdesje të madhe institucionale.

Por, kjo nuk është vetëm shpella e vetme në Rugovë. Ka edhe shpella të tjera të cilat ciceronët nuk kanë shumë informata për to Udhëtimi vazhdon duke vizituar bjeshkët e tjera. Kalojmë në fshatin Drelaj. Një amfi teatër i ndërtuar nga Besnik Lajçi gjendet në një lartësi 1700 metra mbidetare. “Është një gjë që kam ëndërruar ta bëj gjithmonë”, thotë për IPKO Magazinë Lajçi, përderisa ja ka ënda të fl et për kulturë, sidomos për teatrin të cilin e do shumë – ai nuk harron të lëvdoj të vetmen telefoni që mbulueshmëri në rajon, kompaninë IPKO.

Jo shumë larg amfi teatrit gjendet edhe shtëpia e tij, përderisa ai është duke ndërtuar edhe shtëpiza për pushime. Nuk vonuam shumë dhe vizituam edhe pikë të tjera turistike në Rugovë. Bashkë me një grup vazhduam rrugën për në majën e Gjeravicës duke kaluar bjeshkën e Malajve dhe duke arritur në pikën më  të lartë.

LEXO EDHE:  16 vjeçari injekton Biblën dhe Kur'anin në ADN-në e tij

Atëherë kur gjithsecili mendonte se ishim larg teknologjisë bashkëkohore, papritur telefoni i bashkudhëtarit tim, Fidan Kelmendi, cingëroi. “Këtu punon vetëm një telefoni. Edhe në pikën më të lartë unë marrë IPKO-n për të komunikuar më të afërmit”, tha ai.

Bashkë me udhëtimin në Gjeravicë dhe vizitën e liqeneve natyror përfundoj edhe udhëtimi i jonë. Ndërkaq për bukuritë, legjendat dhe shumë fshehtësi të Rugovës do të mund të lexoni në numrat e ardhshëm të IPKO Magazinë.

Lajmet e fundit>