Blog

NASA fotografon një galaktikë në formën e rrotës së një karroce

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2022
NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane më herët kishte fotografuar këtë galaktikë me teleskopin Hubble. NASA fotografon një galaktikë në formën e rrotës së një karroce Photo Source: NASA (Foto e shkrepur nga teleskopi James Webb)

Teleskopi i ri hapësinore James Webb i NASA fotografoi kësaj jave një galatikë në formë disa të pazakontë që ndodhej 500 milionë vite dritë larg.

Vendosur në kostelacionin Sculptor, galaktika kishte formën e një rrote karroce dhe ishte formuar si rezultat i përplasjes së një galatike të madhe spirale me një galaktikë më të vogël.

NASA thotë se qendra e tij me dritë të madhe ka sasi pluhuri me temperaturë të lartë ndërsa hapësirat anash me ndriçim të lartë janë formacione të reja yjesh.

Fotoja e shkrepur nga teleskopi Hubble

Unaza e jashtme e saj është në zgjerim që prej 440 milionë vitesh dhe është afro 1.5 herë më e madhe se galaktika jonë, Rruga e Qumështit.

NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane më herët kishte fotografuar këtë galaktikë me teleskopin Hubble.

Tashmë me James Webb kemi një pamje më qartë se kurrë më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SpaceX mbyll tjetër mision të suksesshëm të dërgimit të njerëzve në hapësirë