Blog

NASA hakohet përmes një minikompjuteri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Qershor 2019
0
Raspberry Pi është një kompjuter në madhësinë e një karte krediti që kushton 30 dollarë. Ajo është përdorur gjerësisht në shumë projekte dhe iniciativa edukative për shkak të lehtësisë në përdorim. NASA hakohet përmes një minikompjuteri

Një kompjuter “mikroskopik” Raspberry Pi është përdorur për të vjedhur të dhëna nga Laboratori i Motorëve Reaktivë të NASA raportoi agjencia hapësinore.

Një audit zbuloi se pajisja ishte përdorur për të grumbulluar 500MB të dhëna. Dy skedarët që u morën kishin të bënin me transferimin e teknologjive ushtarake dhe hapësinore jashtë vendit.

Sulmuesi i cili përdorin pajisjen për të hakuar rrjetin qëndroi fshehur për 10 muaj me radhë.

Sulmuesi fitoi akses në rrjetin e brendshëm të laboratorit përmes një Raspberry Pi. Duke qenë se pajisja u vendos në rrjet nga një punonjës, administratorët e NASA nuk kishin dijeni për prezencën e pajisjes.

Si rezultat pajisja qëndroi e pa zbuluar në rrjet duke bërë që sulmuesit ta përdorte për të vjedhur të dhënat.

Raspberry Pi është një kompjuter në madhësinë e një karte krediti që kushton 30 dollarë. Ajo është përdorur gjerësisht në shumë projekte dhe iniciativa edukative për shkak të lehtësisë në përdorim.

Sapo hakeri fitoi akses në rrjet, ai duke shfrytëzuar kontrollet e dobëta të brendshme mund të kishte kaluar nga në sisteme të ndryshme departamentesh.

Sulmuesi nuk është gjetur e as identifikuar. Të dhënat e vjedhura vinin nga 23 skedarë por shumë pak detaje u dhanë rreth informacioneve të rjedhura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Youtube do tu tregojë shikuesve sa kohë kanë harxhuar në platformë

Tags >

Raspberry
Lajmet e fundit>