Blog

NASA humbet kontaktin me një satelit

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2022
NASA tha se ekipi ka informacion të saktë të trajektores së CAPSTONE ndërsa po përpiqen të rithemelojnë kontaktin me Cubesat. NASA humbet kontaktin me një satelit

NASA ka humbur kontaktin me CAPSTONE, një satelit i vogël i cili la orbitën e Tokës më 4 Korrik. CAPSTONE peshon vetëm 25 kilogram dhe është drejtuar në Hënë si pjesë e planit të NASA për të dërguar njerëzit në sipërfaqen e Hënës për herë të parë pas 50 vitesh.

Sateliti i vogël humbi komunikimin me inxhinierët më 4 Korrik pas lëshimit nga raketa elektrone dhe largimit nga orbita e Tokës.

NASA tha se ekipi ka informacion të saktë të trajektores së CAPSTONE ndërsa po përpiqen të rithemelojnë kontaktin me Cubesat.

CAPSTONE shpenzoi gjashtë ditë duke u përgatitur për lëshim nga një raketë Rocket Lab Electron në orbitën e Tokës ndërsa ditën e djeshme u lëshua në drejtim të Hënës.

Plani ishte një sateliti të hynte në orbitën e Hënës më 13 Nëntor dhe të shërbente si testim për misionin Artemis të NASA.

Me Artemis NASA planifikon të ndërtojë një stacion hapësinor quajtur “Porta Hënore” në orbitën e Hënës dhe që mund të shërbejë si bazë pluskuese për vizitorët pajisur me hapësirë laboratorike por edhe me kushte të plota.

NASA do të nisë misionin Artemis 1 më 23 mes datës 23 Gusht dhe 6 Shtator. Së fundi në 2025 është parashikuar të NASA të dërgojë njerëzit në Hënë përsëri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kina lançon aplikacionin e monedhës dixhitale

Tags >

NASA