Lajmet

NASA ka nevojë për ndihmë për emërtimin e roverit që do vizitojë Marsin në 2020

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Anija hapësinore ka nevojë për një emër deri në Korrik të 2020-ës kur pritet të lëshohet. NASA ka nevojë për ndihmë për emërtimin e roverit që do vizitojë Marsin në 2020

Roveri Mars 2020 i NASA ka filluar të marrë formë. Në fillim të këtij muaji, ekipet instaluan këmbët dhe gjashtë rrotat e tij.

Tashmë mjeti ka nevojë për një emër dhe për këtë NASA është kthyer drejt studentëve. Duke filluar nga Vjeshta e 2019-ës, NASA do të organizojë një konkurs mbarëkombëtar për ti vënë një emër roverit për studentët K-12 në SHBA.

Anija hapësinore ka nevojë për një emër deri në Korrik të 2020-ës kur pritet të lëshohet. Konkursi është pjesë e përpjekjeve të NASA për tu angazhuar me publikun në lidhje me misionin e saj Hënë-Mars i cili do të vihet në kërkim të jetës mikrobike, të informacioneve rreth klimës dhe gjeologjisë së planetit.

NASA shpreson që ky mision do ti hapë rrugë eksplorimit njerëzor të planetit Mars. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vodafone: Bllokimi i Huawei do të pengojë 5G

Tags >

NASA
Lajmet e fundit>