Harduer

NASA mundëson shikimin e gjendjes së kaluar të universit

Publikuar , 28 Shtator 2012
0
NASA mundëson shikimin e gjendjes së kaluar të universit

NASA ka publikuar pamjen më të thellë të universit, duke thurur së bashku shumë fotografi nga Teleskopic Hubble.

The eXtreme Deep Field (XDF) përqendrohet në një riparim të vogël të yjësisë Fornax, duke përmbajtur rreth 5,500 galaktika. Imazhi është zgjedhur nga fotografitë më të mira nga 10 vitet e fundit nga i njëjti rajon i hapësirës, të parë në Fushën Ultra të Thellë të Hubble-it, që së fundi ishte përditësuar në vitin 2009, bazuar në të dhënat e grumbulluara në vitin 2003 dhe 2004.

XDF ofron një pamje edhe më të zgjeruar se sa Fusha Ultra e Thellë, duke zbuluar galaktika me shumë ngjyra dhe forma, e po ashtu edhe galaktika të djegura në të cilat më nuk formohen yjet.

“XDF është fotografia më e thellë e qiellit që është parë dhe vëzhguar ndonjëherë dhe zbulon galaktikat më të largëta të para,” -tha Garth Illingworth, i cili është hetuesi kryesor në programin e Pamjes Ultra të Thellë të Hubble-it të vitit 2009, në një deklaratë gjatë ditës së martë. “XDF na e mundëson që të hulumtojmë më prapa në kohë se sa kurrë më parë.”

Në fakt, galaktikat në fotografi datojnë para 13.2 miliardë viteve kur universi kishte 13.7 milionë vite që kur kishte filluar së ekzistuari.

Teleskopi Hubble, i lëshuar në vitin 1990, pritet të vazhdojë të funksionojë deri në vitin 2014.

Pasardhësi i Hubble-it, Teleskopi Hapësinor James Webb, pritet të vijë në vitin 2018 dhe është dizajnuar që të shohë madje edhe më tutje në XDF, duke kërkuar që të kapë galaktika që kanë ekzistuar kur universi ishte vetëm disa qindra miliona vite. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook ju ka ofruar publikuesve miliona dollarë në këmbim të përmbajtjeve të tyre

Lajmet e fundit>