Lajmet

Nasa shfaq fotot dhe videon e parë të zbritjes në Mars

Publikuar , 08 Gusht 2012
0
Nasa shfaq fotot dhe videon e parë të zbritjes në Mars

Shkenctarët nga Nasa e cilësuan uljen e përsosur të sondës Curiosity në planetin Mars si “mrekulli të inxhinierisë” të hënën pasi që i skanuan imazhet e para të një krateri të lashtë i cili mund të përmbajë të dhëna rreth asaj se a ka pasur jetë ndonjëherë në këtë planet.

Sonda Curiosity i Nasa-s nuk ka bërë ende shumë kohë qëndrimi në planetin Mars dhe tashmë bota shkencore po i korr të mirat. Fotografia sipër është e para me rezolucion të lartë nga kamerat e saj që Nasa e prezantoi për publikun e gjerë. Fotografia përshkruan hijen e pjesës së lartë të sondës Curiosity me një peisazh karakteristik marsian.

Me peshë rreth një ton, gjashtë rrota dhe i ngarkuar me mjete laboratorike të ndërlikuara Curiosity bëri një ulje të rrezikshme në Mars të dielën mbrëma, duke parë një lehtësim dhe gëzim të paparë të shkencëtarëve të etur për të kryer misionin e parë astrobiologjik të Nasa-s që prej sondave Viking gjatë viteve 70-ta.

Në videon më lartë mund ta shihni gëzimin e stafit të shkencëtarëve të Nasa-a që morrën pjesë në këtë mision dhe do ta shihni se çfarë gëzimi përshkruhet në ato momente kur sonda Curiosity aterron në Planetin e Kuq.

Sondës i’u desh që prej shpejtësisë 20900 km në orë të ndalej në zero për shtatë minuta, duke hapur parashutën e pastaj dhe duke lansuar raketën për të frenuar. Në një fund holivudian sonda u ulë me saktësi perfekte në kraterin që edhe ishte planifikuar të ulej duke bërë që shkencëtarët ta quajnë “shtatë minutat e terrorit” derisa përfundoi ulja e kësaj sonde.

Kjo sondë e cila punon me energji bërthamore do të gërmoj në sipërfaqen e Marsit për të analizuar se çfarë ka atje dhe për të kërkuar nga blloqet e ndërtimit molekular të jetës, duke përfshirë edhe karbonin.

LEXO EDHE:  Apple sjell një iPhone buxhetor vitin e ardhshëm po aq i fuqishëm sa iPhone 11

Sonda nuk do të lëviz për disa javë, për arsye se të gjitha sistemet e sondës 2.5 miliardëshe duhet të kontrollohen. Fotografitë me ngjyrë dhe panoramat do të fillojnë të vijnë nga sonda në ditët në vijim.

Nasa-s së pari i’u desh të përdor disa kamera të vogla të dizajnuara për gjetjen e rreziqeve para gomave të sondës. Fotografitë e para ishin të dobëta, me imazhe të zhavorit dhe hije të tepruara, mirëpo shkencëtarët ishin të kënaqur.

Udhëheqësi i misionit Mike Watkins tha se “Kemi përfunduar një pjesë të misionit me kënaqësi dhe se pjesa tjetër do të filloj menjëherë” duke shtuar se “fotografitë tregojnë një Mars që ne nuk e kemi parë kurrë dhe se këto janë fotografitë më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë” duke aluduar për fotografitë e para të ardhura nga sonda Curiosity.

Curiosity është makineria më e rëndë që Nasa e ateroi në Mars dhe ky sukses i jep këtij agjensioni kurajo se do të mund të shkarkoj pajisje që astronautët mund të kenë nevojë në një udhëtim të ardhshëm në planetin e kuq.

Ky mision do ti ndihmojë Nasa-s duke parë që kjo po mundohet t’i dërgoj astronautët në Mars diku kah vitet 2030.

Më poshtë do të shihni videon që Nasa e publikoi ku do të shihni momentet intensive të aterrimit të sondës. Është një video me një rezolucion të vogël por ja vlenë të shikohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>