NASA shpresonte që të hidhte në hapësirë teleskopin James Webb më 22 Dhjetor, po lëshimi është shtyrë përsëri.
Mbase keni dëgjuar edhe më parë për teleskopin e ri të NASA ndërsa lëshimi është shtyrë disa herë. Tashmë agjencia thotë se ka identifikuar një problem komunikimi mes teleskopit dhe mjetit të lëshimit Ariane 5 dhe data është shtyrë më 24 Dhjetor.
Projekti James Webb ka pasur probleme të shumta që prej 1996 kur ka nisur zhvillimi i tij. Nga tejkalimi i buxhetit tek ridizajnime madhore, në 2020 puna u ndërpre për shkak të pandemisë së Covid-19.
NASA rinisi punën këtë vit duke thënë se lëshimi i teleskopit do të bëhej më 18 Tetor përpara se ta shtynte më 18 Dhjetor, 22 dhe tani 24 Dhjetor.
Nëse kësaj here çdo gjë shkon mirë, atëherë data 24 Dhjetor është afati më i afërt i lëshimi. Kur të mbërrijë në destinacion, James Webb do të shikojë universin me pamje shumë më të qarta sesa Hubble. /PCWorld Albanian