Softuer

NASA Moonbase Alpha, lojë 3D gati në Steam

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
NASA Moonbase Alpha, lojë 3D gati në Steam

Moonbase Alpha është një lojë multi-player e krijuar nga NASA që përafërsisht zgjatë 20 minuta për tu përfunduar tërësisht, dhe gjatë kësaj kohe ju jeni në një qendër hënore të supozuar në një ambient 3D.

Ju si astronaut gjatë misionit do të keni për detyrë të rregulloni sistemet kritike pasi grimcat e meteorëve kanë dëmtuar rëndë pajisjet e qendrës, që kanë elementet e nevjoshme për mbijetesë. Duke përdorur një ekip të koordinuar mirë së bashku dhe me resurse të ofruara që janë në formë të limituar, ju mund të kontroloni robot, mjete me rrota që udhëtojnë mbi sipërfaqen e marsit dhe vegla riparimi, për të ndihmuar në përfundimin e misionit tuaj.

Moonbase Alpha është një prej dy lojërave kualitative të studios që ka krijuar NASA në partneritet me zhvilluesin e lojërave komerciale Virtual Heroes dhe ARMY Game Studio.

LEXO EDHE:  Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Lajmet e fundit>