Analiza

Nasumi: Vlera totale e të dhënave në cloud është 1 exabyte

Publikuar , 21 Shkurt 2013
0
Nasumi: Vlera totale e të dhënave në cloud është 1 exabyte

CloudSa shumë të dhëna ka aktualisht në cloud? Sipas një raporti nga firma e kërkimeve Nasumi, ka pak më shumë se një exabyte të cilat janë të shpërndara në shërbime të ndryshme cloud.

Por sa është ekzaktësisht kjo shifër? Një exabytë është 1,073,741,824 GB. Me pak fjalë, shumë! Për më tepër raporti tregonte fakte interesante si p.sh mbi 75% e të dhënave nuk janë më shumë se 10 MB secila.

Microsoft konkurron me Amazon dhe kompani të tjera mbi shërbimin cloud. Ajo ofron Windows Azure ndërsa Amazon ofron Web Service. Sot Nasumi e quajti Windows Azure si shërbimin më të mirë cloud.

Kjo është interesante pasi ketë vlerësim e kishte marrë Amazon Web Services në vitin 2012.

Gjithsesi raporti tregonte gjithashtu arsyet pse ishte bërë një zgjedhje e tillë. Aty shtohej se Azure kishte shpejtësinë më të mirë të shkrimit, leximit apo fshirjes në krahasim me operatorët e tjerë cloud si dhe gjithashtu ishte e vetmja që në 100 milionë prova nuk pati asnjë gabim. (PCWorld Albanian)

Cloud Info

LEXO EDHE:  LG shtyn debutimin e telefonit 5G

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>