Softuer

Native Client në Chrome: Google shtrëngon muskujt

Publikuar , 03 Tetor 2009
0
Native Client në Chrome: Google shtrëngon muskujt

Native Client, ose NaCl thënë shkurtë, është një projekt ambicioz i Google, që nëse tregohet i suksesshëm, do të ndihmojë të mbyllë hapësirat që ndan aplikacionet e uebit nga ato që punojnë natyrshëm në një sistem operativ të kompjuterit. Kjo do të përmirësojë pozicionin konkurrues të aplikacioneve të uebit si Google Docs në krahasim me Microsoft Office, dhe me këtë rast do të shpejtojë projektin Chrome OS nga Google në krahasim me Windows.

Shumica e shfletuesve të uebit punojnë në programe të shkruara në JavaScript ose ndoshta edhe në Flash, ku që të dy punojnë në një themel programues që i bënë këto programe më të ngadalshme sesa softuerin natyral. Por Native Client lejon programorët të shkruajnë softuer që në mënyrë direkte lidhet me modelet e çipave x86 sikur Athlon nga AMD ose Core nga Intel. Veglat speciale programuese dhe një mekanizëm në ekran në vetë softuerin e Native Client janë të dizajnuara për të ofruar siguri për të cilën në mënyrë historike ka qenë proces i rrezikshëm për shkarkim të programeve të ekzekutueshme nga interneti.

Chrome Version: 4.0.220.1
, që është lëshuar për konsumatorë gjatë të premtes, “shpalos Native Client si veçori të integruar për herë të parë në Windows” tha Jonathan Conradt, një menaxher programues inxhinierik i Google, në një blog post rreth këtij versioni. Më parë ky softuer është ofruar vetëm si shtojcë e shfletuesit.

Google gjithashtu ofron lloje të ndryshme të testeve bazë dhe shembuj të elaboruar më gjerësisht mbi atë që mund të bëjë Native Client, megjithëse kërkohet paksa konfigurim teknik për t’i vënë në funksion. Në to gjenden edhe Game of Life si dhe video loja Quake (FPS).

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Adobe për vizatim quhet Fresco

Native Client tregon sesi Google është duke përdorur Chrome si një makinë për agjendën e saj të avancuar të programimit të uebit. Gjersa disa konkurrentë si Microsoft janë duke pasur një biznes të fuqishëm që punon natyrshëm në një kompjuter, Google dëshiron që softueri të punojë në serverë qendrorë të internetit.

Kjo qasje kompjuterëve në mjegull (cloud computing) ka disa avantazhe, duke pasur parasysh faktin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të lehtë të skedarëve apo shembull për të shikuar dhe edituar dokumente duke përdorur çfarëdo kompjuteri apo smartphone. Google është lindur në ueb dhe ka një avantazh të pakrahasueshëm ndaj rivalëve tjerë, por si një themel i aplikacioneve, uebi mbetet i ngadalshëm dhe primitiv në krahasim me aplikacionet natyrale, në shumë sfera të ndryshme.

Native Client nuk është mundimi i vetëm për të ndryshuar situatën. Google gjithashtu ka një shtojcë të quajtur O3D, gjithashtu një projekt ndërtues në Chrome, që është dizajnuar të lejojë programet të lidhen me harduer, për akselerim të grafikës 3D. Punon në një nivel më të lartë programues sesa një mundim i ngjashëm nga Mozilla dhe Firefox, i quajtur WebGL.
Megjithëse Native Client është i integruar në versionin e ri të Chrome, gjithashtu ekzistojnë shumë kualifikime për këtë lëshim. Së pari, ofrohet vetëm në versionin developer preview të Chrome, dhe tani për tani vetëm për Windows. Së dyti, është veçori e deaktivizuar në mënyrë të zakonshme; duhet shtuar “internal-nacl” si linjë komanduese në start të Chrome për të aktivizuar këtë veçori.

Versioni i ri i Chrome gjithashtu ofron edhe një grup të veçorive tjera, duke përfshirë disa përditësime për shtojca, gjë që i lejon përdoruesit të rregullojnë shfletuesin edhe më shumë sipas dëshirës.

LEXO EDHE:  Microsoft sjell Linux e vërtetë në Windows 10

Lajmet e fundit>