Lajmet

NATO thotë se sulmet kibernetike ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Gusht 2019
0
Gjatë Luftës së Ftohtë sulmet mund të identifikoheshin lehtësisht nga vinë. Por në botën kibernetike nuk është aq e thjeshtë. Kur Estonia pësoi një sulm kibernetik në 2007, ajo fajësoi Rusinë. NATO thotë se sulmet kibernetike ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg tha se të gjithë 29 vende anëtare do ti përgjigjeshin nëse një sulm kibernetik godet vetëm njërin prej tyre.

Ai tha se një incident i tillë do të aktivizonte menjëherë Artikullin 5 i cili nuk është aktivizuar që prej sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA në 2001.

Pjesë e aleancës së NATO-s është edhe Shqipëria.

“Kemi dizajnuar një hapësirë për mbrojtjen kibernetike me të cilën NATO do të mbrohet në rast sulmi kibernetik njëlloj siç bën me sulme ajrore, tokësore dhe detare,” tha Ai.

Nuk është hera e parë që Stoltenberg ka lëshuar deklarata të tilla. Si një shembull ai përmendi sulmin me ransomware WannaCry në 2017-ën që shkatërroi sistemet kompjuterike të Shëndetit Publik Britanik.

Adoptimi i idesë sulmi kundër një është ndaj të gjithë bëhet problematik nëse aplikohet mbi hapësirën kibernetike.

Gjatë Luftës së Ftohtë sulmet mund të identifikoheshin lehtësisht nga vinë. Por në botën kibernetike nuk është aq e thjeshtë. Kur Estonia pësoi një sulm kibernetik në 2007, ajo fajësoi Rusinë.

Por a ishte në të vërtetë shteti Rus pas sulmi apo “hakerë patriotikë” të operojnë brenda Rusisë. Në Dhjetor të 2015-ës Rusia u akuzua për fikjen e stacioneve të energjisë në Ukrainë. Shkatërrimi i infrastrukturës së një vendi anëtar të NATO, ku Ukraina nuk bën pjesë, do të mjaftonte për aktivizimin e Artikullit 5. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbulohet një rrjet ndërkombëtar i krimit kibernetik

Lajmet e fundit>