Harduer

Natural ID sjell teknologjinë e njohjes së gjurmëve të gishtave tek tabletët dhe telefonët

Publikuar , 13 Janar 2013
0
Natural ID sjell teknologjinë e njohjes së gjurmëve të gishtave tek tabletët dhe telefonët

Kjo është nga ato gjëra që i dëgjojmë shpesh në filmat me fantashkencë: ti vendos gishtin në një ekran me prekje, ky i fundit e skanon atë, pajisja njeh gjurmët e gishtave dhe ju jep akses.

Autentifikimi i gjurmëve të gishtërinjve është një teknologji që është ende në zhvillim, por kompania Validity Sensors ka prezantuar gjatë kësaj jave në CES teknologjinë e saj Natural ID duke tërhequr mjaft vëmendjen e të pranishmëve.

Sensorët e Natural ID gjenden poshtë xhamit të smartfonit apo tabletit. Ato skanojnë dhe verifikojnë gjurmën e gishtit tuaj.

Që prej lançimit në vitin 2008, Validy është përqendruar në shërbimet e autentifikimit të gjurmëve të gishtave për kompjuterët.

Tashmë, vëmendja e tyre po drejtohet tek teknologjia e tabletëve dhe smartfonëve, duke qenë se fjalëkalimet apo pinet po konsiderohen si mjete jo fort të sigurta.

Kompania shprehet se po përpiqen të marrin vëmendjen nga prodhuesit e mëdhenj të pajisjeve për smartfonë dhe tabletë, ndërkohë që Qualcomm dhe Intel janë mbështetësit e parë. Nga ana tjetër, Validy nuk është kompania e vetme që po përpiqet të zhvillojë këtë teknologji.

Vitin e kaluar, Apple bleu AuthenTec, prodhues i lexuesve dhe sensorëve të gjurmëve të gishtërinjve.

Mirësevini në të ardhmen… (PCWorld Albanian)

naturalid

LEXO EDHE:  Nga 1 Korriku 2021 zerohen tarifat roaming Shqipëri-Kosovë

Lajmet e fundit>