Biznes

Ndahet Bitcoin Cash, gërmohet blloku i parë i Bitcoin SV

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
Ndarja e monedhës erdhi pasi një grup lider zhvilluesish Bitcoin ABC, prezantuan një seri përditësimesh teknike të rrjetit si ndryshimi i radhitjes së transaksioneve për të rritur kapacitetin e blloqeve si dhe mbështetje për ndërveprim më të lehtë mes kriptomonedhave. Ndahet Bitcoin Cash, gërmohet blloku i parë i Bitcoin SV

Bitcoin Cash zyrtarisht është ndarë në dy monedha të reja. Ndarja u bë e pashmangshme ndërsa asnjëra palë nuk pranonte vendimin e tjetrës, mbetet për tu parë cila prej tyre do të ketë rolin kryesor.

Sipas të dhënave të Coin.Dance, zinxhiri është ndarë të dy dhe blloku i parë i zinxhirit të ri është me numër 556,766 gërmuar nga SVPool.

Bitcoin Cash tashmë është Bitcoin ABC(monedha origjinale) dhe Bitcoin SV (Vizioni i Satoshi.)

Ndarja e monedhës erdhi pasi një grup lider zhvilluesish Bitcoin ABC, prezantuan një seri përditësimesh teknike të rrjetit si ndryshimi i radhitjes së transaksioneve për të rritur kapacitetin e blloqeve si dhe mbështetje për ndërveprim më të lehtë mes kriptomonedhave.

Versioni tjetër, Bitcoin “Satoshi Vision” i refuzon këto propozime dhe madje kërkon rikthimin tek kodi origjinal i bitcoin por të rrisë madhësinë e bllokut nga 32MB në 128MB.

Përpara nisjes së kësaj ndarje, pati zëra për sabotazh nga mbështetësi i Bitcoin SV Craig Wright i cili tha se do të përdorin fuqinë gërmuese të Bitcoin SV për të krijuar blloqe boshe në zinxhirin e rivalëve Bitcoin ABC çka do të dëmtonte operacionet e rrjetin kundërshtar.

Edhe pse mbështetësit e Bitcoin ABC e hidhni poshtë këtë ide si të mundur, tre ditë përpara ndarjes, Bitcoin SV konsolidoi fuqinë e duhur të rrjetit sa për ti çuar deri në fund kërcënimin.

Gjithashtu ekziston mundësia që gërmuesit të kalojnë nga një rrjet tek tjetrit duke bërë të ardhmen e Bitcoin Cash të paqartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>