Analiza

Ndahet nga jeta i ashtuquajturi “babai i video-lojërave”, krijuesi i konsoles së parë

Publikuar , 08 Dhjetor 2014
0
Ndahet nga jeta i ashtuquajturi “babai i video-lojërave”, krijuesi i konsoles së parë

ralphhbaer_640.0Sipas një raporti nga Gamasutra është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare ai që quhej si “babai i video-lojërave”. Ralph Baer, një emigrant gjerman dhe shpikës krijoi konsolen e parë në vitet ’60. Kjo pajisje u quajt thjesht ‘Brown Box’ dhe më vonë u emërua si Magnavox Odyssey në 1972 kur u licencua zyrtarisht.

Kjo pajisje u cilësua si hapi i parë drejt konsoleve që përdoren sot, një kompjuter brenda një kutie që lidhet me televizorin dhe manipulohet përmes kontrolluesve. Baer gjithashtu krijoi një kontrollues që përdorte dritë për të komunikuar me konsolen. Më vonë ai dizenjoi dhe lojën elektronike Simmos e cila është e disponueshme edhe sot.

Ralph Baer u nderua me Medalien Ndërkombëtare për Teknologjinë nga vet presidenti George Bush në vitin 2006. Ndërsa në 2008 ai mori çmimin e Pionerit në Game Developers Choise Awards. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei thotë se i duhet më shumë kohë për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

Tags >

video
Lajmet e fundit>