Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare fizikani Stephen Hawking

Mar 14 2018
0 Shpërndarje
Intelekti i shkëlqyer i Hawking dhe personaliteti i patundur  u dallua nga sëmundja nga e cila vuajti për shumicën e jetës së tij, duke kufizuar lëvizjet dhe të folurën e tij. Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare fizikani Stephen Hawking

Stephen Hawking, puna e të cilit ka avancuar pozitën e fizikës sa i përket zhvillimit të saj, është ndarë nga jeta  në moshën 76 vjeçare.   “Ne jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot,” thanë fëmijët e tij në një deklaratë për Sky News. “Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite”.

Intelekti i shkëlqyer i Hawking dhe personaliteti i patundur  u dallua nga sëmundja nga e cila vuajti për shumicën e jetës së tij, duke kufizuar lëvizjet dhe të folurën e tij.

I patrembur nga diagnoza kur ishte 21 vjeç dhe prognoza e vdekjes para moshës  30 vjeç, Hawking sfidoi çdo shpresë dhe jetoi një jetë të jashtëzakonshme dhe tejet  produktive. “Inteligjenca është aftësia për t’u përshtatur ndaj ndryshimit,” tha ai një herë, një deklaratë që ai e justifikonte në mënyrë të plotë.”

Megjithëse puna e tij ishte e pa kuptueshme nga publiku në përgjithësi, Hawking ishte një shkrimtar i talentuar, si dhe fizikant, dhe vëllimet e tij të shumta, A Brief History of Time sigurisht më e famshmja  prej tyre, kanë kënaqur dhe edukuar breza të tërë.

Ai u bashkua me gjigantët si Feynman në kombinimin e kontributeve të mëdha në fushën e tij me një stil  angazhues  të edukimit të të tjerëve që nuk  flet ulët dhe  as nënvlerëson dëgjuesit e tij ose lexuesit. Megjithëse shumë përmbledhje të shkëlqyera të arritjeve të tij do të pasojnë vdekjen e tij, të interesuarit mund të preferojnë të lexojnë autobiografinë e tij, My Brief History.

Ai ishte një person i komplikuar, një gjeni krenar, i frymëzuar shpesh herë dhe herë pas here i diskutueshëm – gjithçka tjetër veçse i zakonshëm. S’ka dyshim se askush nuk ka jetuar ose do të jetojë ndonjëherë si ai.

Lajmet e fundit>