Biznes

Ndaj Google mund të hapet një hetim i madh në SHBA

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Bashkimi Evropian e ka gjobitur me shuma multi-miliardëshe Google për praktika që i konsideronte si të jashtëligjshme me motorin e kërkimit dhe Android. Ndaj Google mund të hapet një hetim i madh në SHBA

Javën e ardhshme mëse gjysma e avokatëve të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara pritet të nisin një hetim ndaj Google raportoi Washington Post.

Detajet mbi hetimin janë të limituara por është një tjetër provë e frikës në rritje se kompanitë e mëdha teknologjike tashmë kanë tepër pushtet.

Të dy palët, Demokratët dhe Republikanët, kanë shprehur shqetësime se vetëm një numër i vogël kompanish kontrollojnë internetin dhe teknologjinë.

Në Maj u tha se Departamenti i Drejtësisë ishte duke konsideruar hapjen e hetimeve për konkurrencë të pandershme nga Google.

Bashkimi Evropian e ka gjobitur me shuma multi-miliardëshe Google për praktika që i konsideronte si të jashtëligjshme me motorin e kërkimit dhe Android.

Nga njëra anë Kongresi frikësohet se mos SHBA humbasin udhëheqjen në teknologji duke gjobitur kompanitë. Arsyet e hetimit që pritet të hapet ndaj Google nuk dihen dhe se a do të vijë me tutje me Amazon, Apple dhe Facebook gjithashtu.

Më shumë detaje rreth hetimet pritet të bëhen publike më 9 Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më 30 Qershor hyn në fuqi shfletimi i vërtetë privat i Chrome

Tags >

Google
Lajmet e fundit>