Lajmet

Ndalimi i suportit për Windows XP: Hakerët gati për sulm

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
Ndalimi i suportit për Windows XP: Hakerët gati për sulm

Hakerët mund të gjejnë një fole të artë pas 8 prillit 2014, ditën kur Microsoft-i do të ndalojë së suportuari Windows XP.

Siç e parashikon edhe eksperti i sigurisë Jason Fossen, ata që gjejnë dobësi të tipit zero-day gjatë javëve të fundit nuk do t’i raportojnë tek Microsoft-i, por do të presin datën kur kompania të mos ofrojë më përditësime dhe rregullime të sistemit operativ për të sulmuar përdoruesit që vazhdojnë ta përdorin atë.

“Çmimi mesatar i gjetjes së një dobësie në Windows XP, në tregun e zi është mes 50,000 – 150,000 $, çmim i ulët që reflekton përgjigjen e Microsoft-it.

Kur gjendet një dobësi e re, që quhet zakonisht “zero-day” – Microsoft heton për të, bën rregullimet e duhura dhe lançon një përditësim për përdoruesit,” u shpreh eksperti i sigurisë Jason Fossen.

Por, ky çmim do të rritet sapo kompania të mos suportojë më sistemin e vjetër operativ. Fossen ve në dukje gjithashtu se dalja nga qarkullimi e XP nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër operativ nga Microsoft-i.

Për shembull, hera e fundit që kompania ndaloi suportin për një sistem operativ ishte në korrik 2010, për Windows 2000.

Por, ky sistem nuk krahasohej aspak me popullaritetin e XP. Computerworld ka parashikuar se Windows XP do të vazhdojë të jetë prezent në 33% – 34% të PC-ve në gjithë botën në fund të prillit 2014. (PCWorld Albanian)

Windows XP

LEXO EDHE:  Ridizajnimi i ikonave të Office vetëm fillimi, të gjitha ikonat e Windows 10-ës do të kenë të njëjtën gjuhë dizajni

Lajmet e fundit>