Analiza

Ndaloni pirjen e duhanit përmes Android-it

Publikuar , 30 Mars 2011
0
Ndaloni pirjen e duhanit përmes Android-it

Nëse keni një pajisje Android, ju mund të instaloni disa aplikacione që do të ju ndihmojnë që të ikni nga duhani. Shumica e këtyre aplikacioneve ju ofrojnë këshilla dhe ndihmë. Këto aplikacione tregojnë statistikat e parave të kursyera nga cigaret që nuk janë blerë.

Këtu është një listë e veglave të gatshme për Androidin tuaj që do të ju frymëzojnë dhe do të ju ndihmojnë në procesin e ndalimit të duhanpirjes.

Smokefree  është një pajisje që do të gjurmojë paratë e kursyera dhe ditët që kur keni ndaluar pirjen e duhanit.

Stop Smoking tregon përqindjen e shëndetit që ju keni përfituar nga mospirja e duhanit dhe numrin e ditëve që kanë kaluar që nga koha kur keni filluar shërimin.

Cigarette Counter gjurmon numrin e cigareve të pira në secilin ditë, javë dhe muaj dhe paratë e shpenzuara për to. Ky aplikacion mund të jetë i nevojshëm për të zvogëluar përdorimin e duhanit deri në përfunimin e plotë të duhanpirjes.

QuitNow! është një aplikacion që numëron ditët që keni kaluar larg duhanit, kohën dhe paratë e kursyera nga mosblerja e duhanit.

Smoke Control Lite është një aplikacion që ju ndihmon që të vetëdijësoheni për shprehin e keqe të duhanpirjes. Ai tregon statistika të llojllojshme, si numrin e cigareve të pira në kohëra të ndryshme dhe kohën që kaluar që nga cigarja e fundit e pirë.

 Disa këshilla për fund: Duhani vret. Mos përdorni duhan. Largohuni nga ky veprim i dëmshëm. Bëni një jetë të shëndetshme./pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Megabit (Mb) dhe Megabajt (MB): Ku ndryshojnë?

Lajmet e fundit>