Vëzhgim

Ndërfaqja e Minority Report, produkt real

Publikuar , 03 Korrik 2010
0
Ndërfaqja e Minority Report, produkt real

John Underkoffler, veçse kishte zhvilluar një prototip të kësaj ndërfaqeje pranë MIT para se ajo të shfaqej në film, dhe tani ai ka dizajnuar një version të cilin realisht mund ta blejnë konsumatorët.

Underkoffler tani shërben si Shef Shkencor pranë Oblong Industries dhe në konferencën TED ai ka folur në detaje për të ardhmen e kompjuterëve, rreth mënyrës sesi video lojërat po përparojnë me teknologji, e shumëçka tjetër.

”Isha në fazën përfundimtare të një sistemi të quajtur Luminous Room, duke ofruar në një vend hyrjen dhe daljen, dhe për t’i lejuar njerëzit të lidhin kuptime digjitale me objekte fizike dhe duke sjellë në një formë botën digjitale me botën fizike në një formë kontakti shumë intime. Në momentin kur po përfundoja punën u vizitova nga ekipi punues i Minority Report, ku vet drejtori i jashtëzakonshëm prodhues Alex McDowell, ishte nisur për një blerje masive të ideve për filmin e tij” u shpreh John Underkoffler në një intervistë.

“Unë arrita t’i bind ata me përvojën time se kam ndërtuar ndërfaqe të tilla dhe të cilat jo vetëm që duken për bukuri në ekrane të mëdha, por edhe një javë më vonë ato kanë ende kuptim. Më pas bashkëpunova me Colin Farrell, Neil McDonough dhe Tom Crusie për t’i trajnuar në menaxhimin e ndërfaqes. Më pas në këtë mënyrë rrodhi puna e incizimit të filmit dhe momenti kur drejtori i thot aktorit që të lëviz duart ashtu dhe editori të rregullojë punët si duhet, dhe ne duhet të kuptojmë se çfarë do të bëjmë më vonë” theksoi Underkoffler.

”Ne u dasht të punojmë në diçka që do ta respektonte audiencën në një mënyrë që nuk e kanë bërë filmat tjera. Ne vërtetë u desht tu preznatojmë atyre diçka që vërtetë ekziston dhe siç po e shihni tani, ajo që u prezantua dikur në film tani vërtetë ekziston”.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

”Është çudi kur mendohet fakti se Minority Report ka dal në treg qe tetë vite, por ende disi të ofron ndjenjën se ësthë i freskët. Edhe tani jemi në një ditë dhe në një vit ku iPad dhe iPhone, kontrollohen përmes gjesteve. Microsoft po preznaton Project Natal për Xbox, që bazohet në gjeste dhe Sony ka prezantuar Move, një kontrollor me ndjeshmëri në lëvizje” bëri të ditur Underkoffler. “Nga pikëpamja ime, avancimi i dizajnit të UI-të për së paku 15 deri në 20 vite, ka ndodhur në domenin e dizajnerëve të lojërave dhe të zhvilluesve të lojërave.

Më pas Underkoffler theksoi se pasi u paraqit Minority Report njerëzit u interesuan në sistemin e tij që u përdor në film dhe ata tani kanë rastin të kuptojnë se ajo ndërfaqe ishte realitet, në fakt tani është realitet. Ai tani ka filluar veçse me shitjen e sistemit tek zhvillues të hershëm dhe tek inxhier që dëshirojnë të shfrytëzojnë më së miri këtë sistem tek produktet e tyre.

Në anën tjetër ai është duke punuar në një sistem të ri të quajtur G-Speak, që bazohet në grafik dhe gjeometri, dhe natyrisht gjeste. “Ky softuer kupton se pikselat në dhomë jeni ju. Ekrani nuk është vetëm një koleksion i pikselave në koordinata X dhe Y. Secili piksel bazohet në koordinatat X,Y,Z në dhomë dhe është sistemi koordinativ i njëjtë që ju keni si njeri dhe të gjitha objektet në dhomë. Në këtë formë para vetes ne kemi mundësi dhe ide të reja para vetes”.

Lajmet e fundit>