Lajmet

Ndërprerja e pazakontë që përjetuan përdoruesit e Instagram

Publikuar , 29 Janar 2019
0
Madje edhe uebsajti ishte jashtë shërbimi. Vizitorët merrnin një mesazhe gabimi “5xx Server Error” diçka e pazakontë për Instagram. Ndërprerja e pazakontë që përjetuan përdoruesit e Instagram

Aplikacioni i shpërndarjes së fotografive dhe rrjeti social Instagram ishte offline për disa minuta në orët e vona të mbrëmjes të së Hënës me orën orën tonë lokale.

Aplikacioni hapej normalisht por nuk rifreskonte kohështrirjen e përdoruesve. Këta të fundit kishin ngelur duke shikuar postimet e vjetra të cilat ishin ruajtur më parë.

Instagram

Madje edhe uebsajti ishte jashtë shërbimi. Vizitorët merrnin një mesazhe gabimi “5xx Server Error” diçka e pazakontë për Instagram.

Ndërprerja zgjati për afro 30 minuta. Vetë rrjeti social pranoi dhe tha se ishte duke hetuar arsyen që çoi në këtë ndërprerje të pazakontë.

Vetëm në DownDetector.com 32,000 njerëz raportuan incidente. Shumica e përdoruesve u ankuan si zakonisht në Twitter me hashtagun #instagramdown. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të caktoni një e-mail për ta dërguar më vonë në Gmail

Lajmet e fundit>