Blog

Ndërprerjet e internetit nga autoritetet shtetërore i kanë kushtuar 10 miliardë dollarë ekonomisë globale

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Korrik 2022
Sipas një raporti të Top10VPN, kostoja e ndërprerjes së internetit nga qeveritë në 2022 ka qenë më shumë se 10 miliardë dollarë. Ndërprerjet e internetit nga autoritetet shtetërore i kanë kushtuar 10 miliardë dollarë ekonomisë globale

Censurimi i protestave paqësore nuk është arsyeja e vetme pse qeveritë kanë ndërprerë qëllimshëm aksesin në internet në 2022 por hulumtuesit thonë se më së shumti i ka kushtuar ekonomisë globale.

Sipas një raporti të Top10VPN, kostoja e ndërprerjes së internetit nga qeveritë në 2022 ka qenë më shumë se 10 miliardë dollarë.

Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa e 2021 dhe jemi vetëm në gjysmën e këtij viti. Me një kosto prej 8.77 miliardë dollarësh, Rusia është ajo që i ka kushtuar më së shumti ekonomisë botërore.

Ky vend është përballë një blackout të medias sociale që ka nisur që me pushtimin e Ukrainës dhe ka për qëllim të kufizojë aksesin në informacion nga platformat Facebook, Instagram dhe Twitter.

Deri më sot Top10VPN ka ndjekur ndërprerjet e internetit në 16 vende të botës duke matur kostot specifikisht për Rusinë dhe Pakistanin.

Arsye të tjera të ndërprerjes së internetit janë edhe parandalimi i kopjimit të studentëve në provimet universitare siç kanë bërë vende si Sudani, Siria apo Algjeria. Këto ndërprerje interneti që skanë të bëjnë me konflikte nuk kanë kosto më të ulëta duke kushtuar 6 milionë dollarë në ditë ekonomisë botërore. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Pas fituan 360 milionë dollarë, administratorët mbyllin tregun e zi më të madh në botë

Tags >

internet