Lajmet

Ndërpritet aksesi në Instagram në mbarë botën

Publikuar , 03 Tetor 2018
0
Përdoruesit u ankuan në rrjetin social Twitter për ndërprerjen duke publikuar cicërima me hashtagun #instagramdown. Ndërpritet aksesi në Instagram në mbarë botën

Instagram është rikthyer online pasi mijëra përdorues raportuan ndërprerje në mbarë botën.

Aplikacioni mobil dhe uebsajti ishin jashtë linje dhe përdoruesit nuk mund të postonin dot as foto e as video.

Gjatë kësaj kohe Instagram shfaqet mesazhin “Nuk mund të rifreskohet” ndërsa uebsajti nuk hapej.

Përdoruesit u ankuan në rrjetin social Twitter për ndërprerjen duke publikuar cicërima me hashtagun #instagramdown.

DownDetector tregonte se ndërprerje kishte pasur në Amerikën e Veriut. Evropë, Australi, Indi, Singapor e shumë vende të tjera.

Ndërprerja e shërbimit vjen pak ditë pasi dy ish themeluesit e Instagram u larguan ndërsa Adam Mosseri zuri vendin e tyre.

Aplikacioni ka mëse 1 miliardë përdorues aktivë në muaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shefi i Mozilla, kalimi i Microsoft në Chrome një lajm shumë i keq

Lajmet e fundit>