Lajmet

Ndërtimi i radhës i Windows 10 përmban asistentin dixhital Cortana dhe aplikacionin Xbox

Publikuar , 16 Dhjetor 2014
0
Ndërtimi i radhës i Windows 10 përmban asistentin dixhital Cortana dhe aplikacionin Xbox

newwindows10leak2_1020.0.0Microsoft po bën gati një përditësim të radhës në versionin teknik të Windows 10 duke u përqendruar më shumë në veçoritë për konsumatorët në sistemin e ardhshëm operativ. Kompania bëri të ditur planet e saj për zbulimin e disa detajeve të përmirësimeve në një konferencë për shtyp gjatë muajit janar dhe tashmë një ndërtim i ri i Windows 10 është detajuar në ueb duke na dhënë një pamje të qartë të ndryshimeve për të cilat Microsoft po flet.

Veçoria më e rëndësishme është asistenti dixhital Cortana. Një video demonstrimi publikuar nga fillimi i këtij muaji shfaq Cortanan në Windows 10 e aftë ti përgjigjet komandave me tekst dhe më zë. Është shumë i ngjashëm më versionin në Windows Phone, duke ofruar akses në ditarin elektronik, përkujtuesit, dhe interesat. Nuk është tërësisht funksional, por është një panoramë e thjeshtë e pamjes së asistentit dixhital në Windows 10.

Por gjërat interesante nuk mbarojnë këtu. Pjesë e Windows 10 është edhe një aplikacion për Xbox. Mesa duket, ky aplikacion sillet si një portë për në ekosistemin e Xbox duke ofruar akses në arritjet, listat e miqve, aktivitetin dhe dyqanin e aplikacioneve. Microsoft thotë se ky është një version paraprak i aplikacionit dhe në të ardhmen mund të ketë integrim edhe të teknologjisë SmartGlass.

Gjithashtu Microsoft ka ridizenjuar aplikacionin e llogaritësit si dhe ka shtuar animacione të reja në Windows 10. Veprimet e kompanisë sugjerojnë për një rikthim në panelin tradicional të kontrollit e cila ka përditësuar aplikacionin e cilësimeve me një pamje me të familjarizuar që ngjason me Panelin e Kontrollit.

Dyqani i aplikacioneve në ndërtimin 9901 të Windows 10 është përmirësuar gjithashtu kjo falë në aplikacioni Beta pjesë e sistemi operativ. Ndryshe nga dyqani aktual, muzika, filmat dhe shfaqjet televizive qëndrojnë së bashku me aplikacionet dhe lojërat. Kjo do të thotë se Microsoft po integron edhe më tej dyqanet e Xbox Music dhe Xbox Video me Windows Store me qëllim ofrimin e përmbajtjeve në një vendndodhje të vetme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Vodafone nis testimin e internetit 5G në Shqipëri

Lajmet e fundit>