Lajmet

Ndërtohet imazhi i Mona Lizës me CSS

Publikuar , 08 Tetor 2012
0
Ndërtohet imazhi i Mona Lizës me CSS

Duke përdorur mbi 7500 rreshta me kode, hakeri dhe artisti Jay Salvat ka krijuar një riprodhim të detajuar të imazhit të Mona Lizës së Da Vinçit.

E gjitha, vetëm me cascading style sheets(CSS), që është hartuar kryesisht për të mundësuar ndarjen e përmbajtjes së dokumentit (të shkruar në HTML ose një gjuhë të ngjashme markup) nga paraqitja e dokumentit, duke përfshirë elemente të tilla si faqosjen, ngjyrat dhe kodet apo germat.

Nuk ka detaje se si arriti ta krijonte imazhin, por nëse shikohet me vëmendje kodi, vërehet se nuk janë përdorur marifete apo kodime të vështira. CSS specifikon dhe pozicionin ngjyrat e mijëra pikselëve.

Ai ka përdorur qindra nuanca të CSS duke krijuar kështu një mozaik të ngjashëm me pikturën.

Salvat është shprehur se është marrë me këtë ushtrim thjesht për qejf, duke theksuar se imazhi mund të mos ketë asnjë dobi konkrete.

Imazhi CSS u krijua duke përdorur një klasë të ndërtuar vetë në PHP, të cilën mund ta shkarkoni këtu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K), ka hapur aplikimin për projektin TechUp

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>