Adobe Creative Suite është një nga paketat më të mira për profesionistët, por për shumë njerëz, çmimi i suitës është tepër i lartë.
Nëse nuk e përballoni dot, apo nuk jeni të gatshëm të paguani aq shumë për të, mund të ndërtoni një suitë të ngjashme me programe të tjera të lira ose pa pagesë.
Adobe Creative Suite është shumë më tepër se Photoshop: ajo përmban softuerë të tjerë që të ndihmojnë të ndërtosh faqe uebi, të dizajnosh logo, të editosh video, të krijosh libra e shumë të tjera. Së fundmi, Adobe ofroi aksidentalisht akses pa pagesë në versionin e 2005-s të Creative Suite dhe u vu re se kërkesa ishte jashtëzakonisht e lartë edhe pse versioni ishte i suitës ishte mjaft i vjetër.
Sigurisht që me softuerë pa pagesë nuk merrni cilësinë e programeve të Adobe, por të paktën mund të keni diçka të ngjashme që ju bën punë, veçanërisht nëse nuk jeni profesionist.
Shënim: Përdoruesit e Mac në OS X Mountain Lion mund t’ju duhet të shkarkojnë X Quartz për të instaluar disa softuerë duke qenë se Apple e ndërpreu suportin për X11 në Mountain Lion.
Alternativa më e mirë për Photoshop: GIMP
Provoni gjithashtu: Pixlr Editor (Windows), Paint.NET (Windows), Irfanview (Windows) ose Pixelmator (Mac, $14.99)
Alternativa më e mirë për InDesign: Scribus
Provoni gjithashtu: Serif PagePlus Starter Edition (Windows), iStudio Publisher (Mac, $17.99), Swiftpublisher (Mac, $19.99)
Alternativa më e mirë për Illustrator: Inkscape
Provoni gjithashtu: OpenOffice Draw (Windows, Mac, dhe Linux), DrawPlus (Windows), XaraExtreme (Linux), ose Torapp (Chrome), iDraw (Mac, $24.99), Sketch (Mac, $49.99)
Alternativa më e mirë për Premiere: Lightworks ose VideoLAN Movie Creator
Provoni gjithashtu: Avidemux (Windows, Mac, Linux), Magisto (web), iMovie (Mac, $14.99), or Screenflow (Mac, $100), ZS4 Video Editor (Windows, Mac, Linux)
Alternativa më e mirë për Dreamweaver: KompoZer ose Learn to Code
Provoni gjithashtu: SeaMonkey (Mac), Aptana Studio 3 (Windows, Mac, Linux), BlueGriffon (Windows, Mac, Linux), ose Amaya (Windows, Mac, Linux), Flux (Mac, $75), Espresso (Mac, $75)
Alternativa më e mirë për After Effects: Blender ose Wax
Provoni gjithashtu: Jahshaka, Motion 5 (Mac, $49.99),
Alternativa më e mirë për Flash: Various Tools
Provoni gjithashtu: Hype (Mac-based HTML5 Editor, $49.99), Microsoft Silverlight (Windows, Mac),Vectorian (Windows), Awesome Animator (Windows), Ajax Animator (shfletues)
Alternativa më e mirë për Acrobat: Preview ose PDF-XChange Viewer
Provoni gjithashtu: Formulate Pro, Foxit Reader (Windows, $29 për Express version, $95 për Standard), ose Nitro Reader (Windows, $119.99 për Pro version)
Siç e përmendëm në fillim të artikullit, pjesa më e madhe e opsioneve të përmendura nuk zëvendësojnë Adobe Creative Suitë për profesionistët, por në përgjithësi janë të mjaftueshme për përdoruesit e thjeshtë.
Ndoshta mund të duhet pak kohë për t’i mësuar, pasi zakonisht nuk janë aq mirë të dizajnuara sa programet e Adobe, por duhet theksuar se funksionaliteti i tyre është për t’u vlerësuar. (PCWorld Albanian)