Harduer

Ndërtuar për mënyrën se si komunikojmë sot: Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Feb 27 2018
0 Shpërndarje
Galaxy S9 dhe S9+ ofrojnë një eksperiencë të përmirësuar argëtimi me altoparlantë të fuqishëm stereo të akorduar nga AKG, audio imersive me Dolby Atmos dhe një ekran elegant pa kufij Infinity Ndërtuar për mënyrën se si komunikojmë sot: Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Samsung Electronics Co., Ltd. prezanton Samsung Galaxy S9 dhe S9+, smartphonët që transformojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën. Të krijuar për një epokë në të cilën konsumatorët gjithnjë e më shumë komunikojnë dhe shprehen më shumë me imazhe, video dhe emoji, Galaxy S9 dhe S9+ nxisin inovacionin me kamerën e përparuar të Samsung.

Të ridizenjuar me një lente të re të dyfishtë që fuqizon një kamera inovative në ndriçim të ulët, aftësi video Super Slow-mo dhe Emoji AR të personalizuara, Galaxy S9 dhe S9+ u sigurojnë përdoruesve që të mos humbasin asnjë moment dhe të bëjnë epike çdo ditë të jetës së tyre.

Galaxy S9 dhe S9+ ofrojnë një eksperiencë të përmirësuar argëtimi me altoparlantë të fuqishëm stereo të akorduar nga AKG, audio imersive me Dolby Atmos dhe një ekran elegant pa kufij Infinity – një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung. Për më tepër, Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me aplikacionin e ri SmartThings, i cili bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një përvojë të vetme dhe të zgjuar.

“Mënyra se si i përdorim smartphonët ka ndryshuar duke qenë se komunikimi dhe të shprehurit ka evoluar,” tha DJ Koh, president dhe Shef i Divizionit të IT & Mobile Communications pranë Samsung Electronics. “Me Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi transformuar kamerën e smartphonëve. Galaxy S9 dhe S9+ jo vetëm që u mundësojnë konsumatorëve që të bëjnë fotografi dhe video më të mira kudo, por janë smartphone të projektuar për t’i ndihmuar ata të lidhen me të tjerët dhe të shprehen në një mënyrë që është unike dhe personale për ta.”

Kamera e Transformuar

Kamerat e sotme shërbejnë më shumë sesa për të bërë fotografi – ato janë për t’u lidhur dhe komunikuar. Konsumatorët dëshirojnë një kamera smartphoni me teknologji të përparuar me qëllim që të mund të shprehen me imazhe dhe mjete me cilësi të lartë për të treguar historinë e tyre të veçantë. Kamerat e Galaxy S9 dhe S9+ janë ndërtuar duke patur këta konsumatorë në mendje, me një sensor Super Speed Dual Pixel me fuqi përpunimi të dedikuar dhe kujtesë për të realizuar shkrepje fantastike me foto të cilësisë së lartë. Karakteristikat e kamerave të Galaxy S9 dhe S9+ përfshijnë:

Super Slow-mo: Krijo momente epike çdo ditë me video dinamike dhe të ngadaltë që kap 960 sekuenca për sekondë. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu ofrojnë Identifikimin automatik të Lëvizjes, një veçori inteligjente që zbulon lëvizjen në sekuencë dhe automatikisht fillon të regjistrojë – ajo çfarë duhet të bëjnë përdoruesit është të realizojnë shkrepjen. Pas kapjes së videove Super Slow-mo, përdoruesit mund të zgjedhin muzikën e sfondit nga 35 opsione të ndryshme ose të shtojnë një melodi nga playlista e tyre e preferuar. Përdoruesit gjithashtu mund të krijojnë, modifikojnë dhe ndajnë me lehtësi GIF me një klikim të vetëm në tre stilet e lëvizjes së looping për të parë veprimin të përsëritur.

Kamera për ndriçim të ulët: Ndriçimi i mirë është sekreti për çdo foto të mrekullueshme. Por shpesh fotografitë bëhen në kushte me ndriçim jo perfekt dhe shumica e kamerave të smartphonëve kanë një hapje fikse që nuk mund të përshtatet në mjedise me ndriçim të ulët ose të lartë duke rezultuar në fotografi jo të qarta ose të zbehta. E ngjashme me mënyrën se irisi i syrit të njeriut zgjerohet dhe kontraktohet, Apertura e Dyfishtë2 e Samsung (F1.5 – F2.4) lejon automatikisht të hyjë më shumë dritë kur është errësirë dhe më pak dritë kur ka shumë ndriçim, duke realizuar fotografi të pastra dhe të qarta.

Emoji AR: Samsung lejon përdoruesit të krijojnë një emoji që duket, tingëllon dhe vepron ashtu si ata. Emoji AR përdor një algoritëm të të mësuarit automatik të bazuar në të dhëna, i cili analizon një imazh 2D të përdoruesit dhe përshkruan më shumë se 100 veçori të fytyrës për të krijuar një model 3D që pasqyron dhe imiton shprehje, si shkelje syri dhe tundje koke, për personalizim të vërtetë. Emoji AR ndan emocionet e jetës reale të përdoruesve jo vetëm në video, por gjithashtu me një gamë stikerash duke përdorur një format standard AGIF në mënyrë që përdoruesit të mund të ndajnë emojit e tyre në shumicën e platformave të mesazheve të palëve të treta.

Bixby: Platforma e inteligjencës së Samsung, e integruar në kamera, përdor realitetin e shtuar dhe teknologjitë e të mësuarit të thellë për të dhënë informacion të dobishëm rreth ambjentit rrethues së përdoruesit3 . Me zbulimin dhe njohjen e objektit në kohë reale, Bixby menjëherë gjeneron informacion direkt mbi imazhin ku është drejtuar kamera. Përdoruesit mund të përkthejnë gjuhë të huaja dhe të konvertojnë monedha në kohë reale me Live Translation, të mësojnë rreth ambjentit të tyre rrethues, të blejnë produktet aë kanë parë në botën reale dhe të gjurmojnë kaloritë gjatë gjithë ditës.

Argëtim i Transformuar

Smartphonët shpesh janë zgjedhja jonë për argëtim, prandaj Samsung krijoi një pajisje që ofron eksperienca audio premium me altoparlantë stereo të akorduar nga AKG. Nëse përdoruesit shohin filmin e tyre të preferuar ose dëgjojnë albumin e fundit të artistit të tyre të preferuar, tingujt janë të qarta, gjallëruese dhe shumë cilësore. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu mbështesin Dolby Atmos, duke dhënë efektin e tingullit 360-gradë.

Eksperienca audio e Galaxy S9 dhe S9+ plotësohet nga ekrani revolucionar Infinity i Samsung. Prezantuar për herë të parë tek Galaxy S8, ndriçimi i shkëlqyer Super AMOLED Infinity Display miksohet direkt në telefon pa ndërprerje virtuale shpërqendruese. Me përmirësimin e përshtatur të kontrastit, përdoruesit mund të përdorin pajisjen e tyre edhe direkt nën rrezet e diellit.

Një pajisje që përshtatet me mënyrën e jetesës

Si smartphoni i parë që mbështet aplikacionin e ri SmartThings, Galaxy S9 dhe S9+ janë qendra për të menaxhuar çdo aspekt të jetesës së lidhur në shtëpi, në zyrë apo në lëvizje. Aplikacioni SmartThings prezantohet me S9 dhe S9+ dhe do të lidhet me pajisje të tjera Samsung dhe jo Samsung.

Për ata që janë vazhdimisht në lëvizje, gjenerata e ardhshme Samsung DeX fuqizon një mënyrë jetese në lëvizje duke sjellë tek pajisjet mobile një përvojë të gjerë në ekran të plotë. Me DeX Pad, një sistem i ri tavoline pune, përdoruesit mund të lidhin me lehtësi Galaxy S9 dhe S9+ me një monitor më të gjerë, tastierë dhe mouse për të zgjeruar përvojën mobile me editimin e përmirësuar të dokumenteve apo edhe lojërat me ekran të plotë. Përdoruesit gjithashtu mund të transformojnë Galaxy S9 dhe S9+ në një Tastierë Touch dhe Touch Pad me DeX Pad.

Standardi më i mirë vjen me Galaxy Foundation

Samsung përcakton standardin e artë për smartphonët me rezistencën IP687 ndaj ujit dhe pluhurit dhe karikimin e shpejtë wireless dhe shkon një hap më tej me Galaxy S9 dhe S9+. Pajisjet tani mbështesin memorien e zgjerueshme deri në 400GB me një Micro SD Card dhe janë të pajisura me procesorët më të fundit të aplikacioneve premium që ofrojnë performancë të fuqishme dhe përpunim të sofistikuar të imazhit.

Përveç kësaj, Galaxy S9 dhe S9+ u qetësojnë përdoruesit duke e ditur se telefoni i tyre është i mbrojtur nga Knox 3.1, platforma e sigurisë e shkallës më të fundit të mbrojtjes së Samsung. Galaxy S9 dhe S9+ mbështesin tri opsione të ndryshme autentifikimi biometrik – skanimi i irisit, gjurmët e gishtave dhe njohja e fytyrës – kështu që përdoruesit mund të zgjedhin mënyrën që dëshirojnë për të mbrojtur pajisjen dhe aplikacionet e tyre. Pajisjet mbështesin Intelligent Scan, një verifikim i ri që përdor në mënyrë inteligjente forcën kolektive të skanimit të irisit dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të hapur shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme telefonin e një përdoruesi në situata të ndryshme. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu prezantojnë Dedicated Fingerprint, duke u dhënë përdoruesve mundësinë për të përdorur një gjurmë gishti për të aksesuar Dosjen e Sigurtë të ndryshme nga ajo që përdoret për të hapur telefonin.

Galaxy S9 dhe S9+ e çojnë shëndetin në një nivel më të lartë me një sensor optik të përmirësuar të ndërtuar direkt në pajisje, i cili siguron informacion më të pasur dhe më të saktë mbi statusin shëndetësor të përdoruesve. Ky sensor lejon Galaxy S9 dhe S9+ të gjurmojnë Faktorin e Ngarkesës së Zemrës së përdoruesit, një matje e re e kërkesën në kohë reale e vendosur në zemër.

Galaxy S9 dhe S9+ vijnë në tregun shqiptar në ngjyrat e Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe në një ngjyrë të re, e Purpurt Jargavani. Galaxy S9 dhe S9+ dhe do të jenë në dispozicion në treg pranë partnerëve të Samsung duke filluar nga data 16 Mars 2018.

Për më shumë informacion rreth Galaxy S9, vizitoni http://www.samsungmobilepress.comnews.samsung.com/galaxywww.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/al.

Lajmet e fundit>