Lajmet

Ndiheni xhelozë për miqtë në Facebook. Nuk jeni vetëm…

Publikuar , 29 Janar 2013
0
Ndiheni xhelozë për miqtë në Facebook. Nuk jeni vetëm…

Facebook jeloasyListës së gjatë të anëve negative të mediave sociale i shtohet edhe një element tjetër i rëndësishëm: xhelozia. Sipas një studimi të ri, rrjetet sociale po nxisin ndjesitë negative tek njerëzit, duke rritur veçanërisht xhelozinë dhe smirën për miqtë.

Të gjithë e kemi provuar zilinë që provokohet kur shohim se një nga miqtë tanë po e shijon jetën në maksimumin e tij, ndërkohë që ne ndodhemi prapa kompjuterit. Pra, lajmi i mirë në këtë situatë është se nuk jeni vetëm.

Lajmi i keq, përveçse mbylljes së llogarisë suaj në Facebook, është se gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta. Ndjesia e zilisë apo xhelozisë që provojmë kur shohim se miqtë tanë po kalojnë pushimet në plazh ndërkohë që ne duhet të pastrojmë borën në oborrin e shtëpisë, lidhet drejtpërdrejt me krahasimet që bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme mes vetes dhe “miqve” tanë, ose në shumë raste, edhe personave që i njohim shumë pak.

Studimi, i cili do të prezantohet së shpejti në një konferencë, është bazuar mbi përgjigjet e 600 të rriturve gjermanë lidhur me ndjenjat e tyre gjatë përdorimit të mediave sociale. Rreth një e treta e tyre u përgjigjën se kishin përjetuar shumë ndjesi negative, përfshi irritimin. Ashtu siç u përcaktua edhe nga kërkuesit pas nxjerrjes së përfundimeve, shkaku kryesor për ndjenjën e irritimit ishte mbi të gjitha, zilia.

Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search”

20% e të anketuarve u përgjigjën se hera e fundit që ishin ndjerë ziliqarë kishte ndodhur facebook-jealousynë Facebook. Dr. Hanna Krasnova, që drejtoi studimin në Humboldt-Universität, ve në dukje ndryshimin mes mediave sociale dhe jetës reale.

“Rrjetet sociale u japin akses përdoruesve tek informacione që në shumicën e rasteve, janë shumë të vështira për t’u marrë offline.” Nëse nuk do të ekzistonin mediat sociale, do të arrinim të shihnim vetëm fotot e miqve apo njerëzve më të afërt, me të cilët kemi konfidencë. Por, kur vjen puna tek bota online, çdo ditë “sulmohemi” me elementet më interesante të jetëve të çdo njeriu që kemi pranuar në rrethin tonë të “miqve”.

LEXO EDHE:  Facebook mbyll 212 llogari dhe faqe në Kosovë dhe Maqedoni me 685 mijë ndjekës

Twitter zbulon aplikacionin Vine për krijimin dhe shpërndarjen e videove

Edhe pse përgjithësisht nuk kemi shumë lidhje me të gjithë shokët tanë në Facebook, prezenca e tyre online është e mjaftueshme për të shkaktuar këto ndjesi negative. E ardhmja e Facebook-ut është e paqartë, ashtu si e gjithë medias sociale në përgjithësi.

Ndoshta në të ardhmen do të arrijmë të zhvillojmë sisteme më ‘njerëzore’ dhe më pak të dëmshme për veten. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>