Analiza

Ndihet mungesa e specialistëve të kompjuterëve

Publikuar , 22 Korrik 2009
0
Ndihet mungesa e specialistëve të kompjuterëve

Studimi, i kryer nga “Partnership for Public Service” dhe Booz Allen Hamilton, bënë të ditur se fuqia punëtore federale IT është mbetur pa asnjë njeri në krye të detyrës për plane të përgjithshme, dhe agjencitë qeveritare janë “në duar të tyre dhe në disa raste po punojnë me qëllime të kryqëzuara apo në konkurrencë me njëra tjetrën”.

Raporti thekson se është e pamundur për SHBA-t të fitojnë një luftë kompjuterike nëse nuk arrin të fitojë luftën për talente. Nëse fuqia punëtore federale nuk është në gjendje të takojë një cyber-sfidë, të gjithë “të fuqishmit” e këtij rangu dhe tentimet e organizuara nuk do të kenë efekt.

Gjithashtu në raport thuhet se rekrutimi dhe ruajtja e punëtorëve të IT-s, është një problem i theksuar për Agjencitë Federale. Shumica e problemeve duket të shkaktohen nga një proces problematik i marrjes në punë, dështimit për të vendosur standarde të gjëra qeveritare për certifikim, trajnimit dhe rrogave të pamjaftueshme dhe mungesës së një strategjie të përgjithshme për rekrutim dhe ritrajnim të punëtorëve specialist kompjuterik.

Nuk është e qartë se sa punëtorë IT janë të punësuar nga qeveria, megjithëse Pentagoni thekson se ka më shumë se 90.000 njerëz të përfshirë në sigurinë e rrjeteve kompjuterike, gjersa departamentet tjera të llojit civil kanë të punësuar diku mes 35.000 deri në 45.000 punëtorë.

Në raport gjithashtu thuhej se një shumicë e menaxherëve nuk ishin të kënaqur me kualitetin apo kuantitetin e kandidatëve për vendet e punës, duke i detyruar ata që të mbështetën kryesisht në kontraktorë.

 

LEXO EDHE:  Pse është kaq e vështirë të prodhosh një telefon me ekran që paloset?

Lajmet e fundit>