Vëzhgim

Ndihmoni në dizajnimin e lajmërimit për Ubuntu 11.04

Publikuar , 20 Mars 2011
0
Ndihmoni në dizajnimin e lajmërimit për Ubuntu 11.04

Si në të kaluarën, gara u lejon përdoruesve që të bëjnë fotografi të vogëla me përmasa 180×150 që numërojnë deri kur lëshohet Ubuntu.

Për më shumë hollësi rreth kësaj, ju mund të gjeni më shumë informata në Ubuntu wiki.

Kërkesat janë:

Mostrat nuk duhet të kalojnë përmasat 180px gjerësi dhe 150px gjatësi;
Nuk bën që të përdoret PHP ose flash;
Ndryshimet e emrit nga “Natty Narwhal” në “Ubuntu 11.04“.
Aplikacion për Facebook, pajisjet për Andorid dhe ide të tjera janë të mirëseardhura
Afati i fundit për paraqitje është 4 prilli 2011.

Deri më tani, vetëm një mostër është paraqitr, por është mjaft e mirë.

András Bognár ka marrë ndërfaqen e re që vjen në desktopin e sistemit Ubuntu – që është Unity, nëse nuk e dini – që e ka përdorur si bazë për numërimin e ditëve dhe dizajnin mund ta shihni edhe vetë sa bukur ka dalur.

Nëse keni nevojë për frymëzim, shtypni këtu.

LEXO EDHE:  Aplikacioni YouTube për Apple TV ndërmori një tjetër hap në drejtimin e gabuar

Lajmet e fundit>