Blog

Ndiqni CES live streaming nga Las Vegas tek PCWorld

Publikuar , 08 Janar 2013
0
Ndiqni CES live streaming nga Las Vegas tek PCWorld

CES 2013Jo të gjithë ne që jemi të pasionuar pas teknologjisë kemi mundësi të jemi të pranishëm në Las Vegas në konferencën e përvitshme “Consumer Electronics Show”, ku si gjithmonë, edhe këtë vit do të marrin pjesë gjigantët më të mëdhenj elektronikë të botës.

CES 2013 do të zhvillohet nga e marta e kësaj jave deri të premten (8 – 11 janar) në Las Vegas. Por, për ta ndjekur eventin kemi disa alternativa. Së pari mund të përditësohemi me prezantimet e fundit duke lexuar lajmet minutë pas minute në shfletuesin tonë.

Po ashtu, javës tjetër mund të ndiqni në PCWorld videot e prezantimit apo kronikat e përmbledhura me produktet që do të prezantohen gjatë këtyre ditëve. (PCWorld CES 2013 home page)

Mënyra më e mirë ndoshta, për ju që doni ta përjetoni live dhe në kohë reale të gjithë magjinë e konferencës, do të ishte ta ndiqnit atë në streaming.

Prandaj, PCWorld dhe editorët e tij do të jenë të pranishëm në Las Vegas Convention Center për t’ju sjellë të rejat e fundit, së bashku me reportazhe dhe analiza të profileve të të gjitha produkteve që do të shpalosen gjatë kësaj jave. (PCWorld Albanian)


Live streaming by Ustream

LEXO EDHE:  Harta, ja vendet ku ka filluar të ofrohet teknologjia 5G

Tags >

CES
Lajmet e fundit>