Softuer

Ndizni motorin e veturës përmes iPhone!

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
Ndizni motorin e veturës përmes iPhone!

Viper Smartstart është një aplikacion që mund të shkarkohet pa pagesë nga Apple App Store por për ta përdorur atë ju duhet të keni të instaluar në veturë një sistem SmartStart. Sipas Kevin Duffy, president i Directed Electronics që krijon këtë pako, nëse iPhone dhe vetura kanë një sinjal, atëherë ju mund të gjeni veturën edhe në një parking veturash.

Një start prej së largu nënkupton që ju mund të startoni veturën prej dhomës së banesës, të shkrini xhamat në dimër dhe të ngrohni kabinën e veturës para se të zbrisni nga banesa dhe të niseni për në punë. Ju gjithashtu mund ta shfrytëzoni këtë aplikacion për të ndezur kondicionerin e ajrit në kushtet e tjera klimatike (verore).

Përderisa aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë, Viper SmartStart që shitet përmes dyqaneve të Best Buy, do t’ju kushtojë 500 dollarë.

LEXO EDHE:  E-mailet Konfidenciale të Gmail vinë edhe në G Suite

Lajmet e fundit>