Harduer

Ndryshe nga iPhone Apple Music po shkëlqen

Publikuar , 30 Janar 2019
0
Përveç iPhone Apple raportoi të ardhurat të kënaqshme nga shërbimet si Apple Pay, Apple Music, Apple News dhe App Store. Ndryshe nga iPhone Apple Music po shkëlqen

Biznesi i iPhone mund të mos jetë duke zhgënjyer, por iTunes dhe Apple Music po shkëlqejnë sipas Tim Cook.

Appla Music ka kaluar 50 milion abonentë vitin e kaluar.

Aktualisht lojtari më i madh i industrisë Spotify aktualisht ka 70 milion abonentë.

Në fillim të vitit të kaluar Apple Music kishte vetëm 36 milion abonentë me pagesë.

Përveç iPhone Apple raportoi të ardhurat të kënaqshme nga shërbimet si Apple Pay, Apple Music, Apple News dhe App Store.

Ky i fundit numëron mbi 30,000 abonime aplikacionesh.

Biznesi i iPhone është në rënie dhe nuk ka për tu ndalur shpejt.

Ditën e Marte Apple tha se të ardhurat nga iPhone gjatë sezoni shumë të rëndësishëm të pushimeve ranë me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë./PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  INSTAT, ndërmarrjet ekonomike që përdorin internet ishin 96,0 % më 2017

Lajmet e fundit>