Lajmet

Ndryshimet e reja të Facebook në desktop janë ato çfarë përdoruesit kanë pritur prej kohësh

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Mars 2020
0
Përdoruesit mund të zgjedhin të aktivizojnë manualisht pamjen e re përpara se të bëhet e vetmja ndërfaqe e Facebook drejt fundit të vitit. Ndryshimet e reja të Facebook në desktop janë ato çfarë përdoruesit kanë pritur prej kohësh

Facebook zyrtarisht ditën e Enjte nisi linçimin e pamjes së re në desktop e cila vjen edhe me një “Dark Mode”, ndërfaqe prej tabesh dhe profile më të pastra.

Për TechCrunch kompania tha se pjesa më e madhe e përdoruesve tashmë do të fitojnë akses në dizajnin e ri desktop të prezantuar vitin e kaluar në konferencën F8.

Përdoruesit mund të zgjedhin të aktivizojnë manualisht pamjen e re përpara se të bëhet e vetmja ndërfaqe e Facebook drejt fundit të vitit.

Për të aktivizuar ridizajnimin e Facebook.com shkoni në Settings Menu -> See New Facebook.

Për ta çaktivizuar ndiqni të njëjtën procedurë por kësaj here ju shfaqet opsioni “Switch to Classic Facebook.”

Facebook nisi testimin e pamjes së re në Tetor dhe përshtypjet pozitive janë ata që kanë shtyrë rrjetin social drejt këtij debutimi. Pak javë më parë Facebook solli një pamje të re për Messenger që eliminoi tabin “Discover.”

Në dy vitet e fundit kompania ka punuar për të thjeshtuar aplikacionet duke i bërë më pak komplekse vizualisht.

Me pamjen e re kryefaqja hapet më shpejt. Grupet, Marketplace, Facebook Watch qëndrojnë në krye të ndërfaqes në formë tabesh.

Teksti më i madh aplikon më pak presion ndaj syve të përdoruesve. Facebook gjithashtu e ka bërë më të shpejtë krijimin e eventeve, faqeve, grupeve dhe reklamave.

Më e rëndësishmja është “Dark Mode” në ndërfaqen e re e cila aktivizohet me një buton në Settings. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fundi i 2020-ës do të jetë fundi i një teknologjie dominuese në dekadën e fundit

Tags >

Facebook