Analiza

Ndryshimi më i fundit në blockchainin e Bitcoin nuk është një luftë civile

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Nëntor 2021
Përditësimi Taproot sjell privatësisë dhe efikasitet më të lartë të transaksioneve por mbi të gjitha zhbllokon potencialin e kontratave inteligjente të cilat mund të përdoren për të eliminuar palën e mesme nga transaksionet. Ndryshimi më i fundit në blockchainin e Bitcoin nuk është një luftë civile

Përditësimi i parë i bitcoin në katër vite është live. Është një momenti rrallë konsensusi mes aktorëve kryesorë të ekosistemit të bitcoin dhe një marrëveshje e madhe për kriptomonedhën më popullore në botë.

Përditësimi Taproot sjell privatësisë dhe efikasitet më të lartë të transaksioneve por mbi të gjitha zhbllokon potencialin e kontratave inteligjente të cilat mund të përdoren për të eliminuar palën e mesme nga transaksionet.

Ndryshe nga përditësimi i fundit i bitcoin në 2017-ën, që njihet ndryshe edhe si lufta e fundit civile për shkak të ndasive ideologjike, Taproot gjeti mbështetje universal sepse këto ndryshime përmbajnë vetëm përmirësime të vogla të kodit.

Ndryshimet që do të hyjnë në fuqi

Një pjesë e madhe e ndryshimeve që sjell Taproot ka të bëjë me nënshkrimin dixhital, të cilat shërbejnë si gjurmë gishti për çdo individ të përfshirë në një transaksion.

Aktualisht kriptomonedha përdor një algoritëm të quajtur “Elliptic Curve Digital Signature” për të krijuar një nënshkrim nga një çelës privat që kontrollon një portofol bitcoin duke u siguruar kështu se fondet shpenzohen vetëm nga pronari i vërtetë.

Taproot do të shtojë nënshkrimet Schnorr, të cilët i bëjnë transaksionet me shumë nënshkrime të palexueshme. Mekanizmi i ri i nënshkrimeve nuk përmban më shumë anonimitet për adresat individualë të bitcoin në blockchainin publik por i bën transaksionet e thjeshta të padallueshme nga ato më komplekset të cilat kanë nënshkrime të shumëfishta.

Në praktikë kemi të bëjmë me më shumë privatësi sepse çelësat tuaj nuk do të ekspozohen shumë në zinxhir.

Kontratat Inteligjente

Mekanizmi i ri i nënshkrimeve është lajm i madh edhe për kontratat inteligjente të cilat janë marrëveshje që vetëekzekutohen në blockchain. Kontratat inteligjente mund të përdoren praktikisht për çdo lloj transaksioni, nga pagesa mujore e qerasë tek regjistrimi i automjetit.

LEXO EDHE:  Ekzekutivi i lartë konfirmon mbërritjen e kriptomonedhës së Facebook

Taproot i bën kontratat inteligjente me kosto më të ulët dhe më të vogla, në kuptimin që zënë më pak hapësirë në blockchain. Aktualisht kontratat inteligjente krijohen në bërthamën e bitcoin dhe rrjetin Lightning, një platformë pagesash ndërtuar në bitcoin dhe që mundëson transaksione të menjëhershme.

Kontratat inteligjente të ekzekutuara në rrjetin Lightning janë më të shpejta dhe kushtojnë më pak.

/PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin