Blog

Në 2017-ën CIA kishte diskutuar rrëmbimin ose vrasjen e themeluesit të WikiLeaks

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shtator 2021
Rrëmbimi apo vrasja e tij pa asnjë akuzë konkrete do të kishin nisur një reagim të ashpër në mbarë botën. Në 2017-ën CIA kishte diskutuar rrëmbimin ose vrasjen e themeluesit të WikiLeaks

Zyrtarë të lartë të CIA gjatë administratës Trump kishin diskutuar rrëmbimin e madje edhe vrasjen e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.

Diskutimet për rrëmbimin ose vrasjen e tij ishin bërë në 2017-ën raportoi Yahoo News, kur aktivisti Australian po hynte në vitin e tij të 5-të të azilit politik ofruar nga Ambasada e Ekuadorit në Britani.

Drejtori i CIA-s asokohe Mike Pompeo ishin thellësisht të irrituar për publikimin e “Vault 7”, mjeteve të hakimit të CIA, që agjencia e quajti humbja më e madhe e të dhënave në historinë e saj.

Rrëmbimi apo vrasja e tij pa asnjë akuzë konkrete do të kishin nisur një reagim të ashpër në mbarë botën.

Pompeo e quajti në 2017-ën WikiLeaks si një shërbim jo shtetëror armiqësor i inteligjencës. Prokurorët Amerikanë e akuzojnë Assange për spiunazh, publikim të dokumenteve të klasifikuara dhe konspiracion. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 13 do të jetë smartfoni që kanë ëndërruar fotografët