Harduer

Në 2018-ën vinë telefonët e parë bateritë e të cilëve ngarkohen brenda 5 minutave

Publikuar , 13 Maj 2017
0
Teknologjia u prezantua në 2015-ën nga një startup Izraelit i quajtur StoreDot në konferencën CES. Shefi ekzekutiv i startupit tha se teknologjia pritet të hyjë në prodhim komercial duke filluar nga viti i ardhshëm. Në 2018-ën vinë telefonët e parë bateritë e të cilëve ngarkohen brenda 5 minutave Photo Source: StoreDot

Telefonët me bateri të cilat ngarkohen plotësisht në vetëm pesë minuta mund të dalin në shitje duke filluar nga viti i ardhshëm.

Teknologjia u prezantua në 2015-ën nga një startup Izraelit i quajtur StoreDot në konferencën CES. Shefi ekzekutiv i startupit tha se teknologjia pritet të hyjë në prodhim komercial duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ai shpjegoi se bateritë e firmës së tij kishin materiale të cilat kryenin reaksione jo tradicionale duke bërë të mundur një transferim të shpejtë të joneve nga anoda në katodë, një proces i cili ngarkon baterinë.

“Ne do të ngarkojmë një telefon inteligjent në vetëm pesë minuta,” tha Myersdorf. Ai shtoi se teknologjia është duke prodhuar aktualisht në Azi por për qëllime testimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkencëtarët printojnë një zemër 3D me material qelizor

Tags >

StoreDot
Lajmet e fundit>