Biznes

Në 2023 Google do tu njoftojë nëse informacionet tuaja personale shfaqen në kërkimet online

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2022
Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter Google tha se sistemi i njoftimeve do të jetë preferencial dhe përdoruesit mund ta aktivizojnë ose jo. Në 2023 Google do tu njoftojë nëse informacionet tuaja personale shfaqen në kërkimet online

Duke filluar nga viti i ardhshëm Google do të njoftojë nëse informacionet tuaja personale, si numri i telefoni, emaili ose adresa e shtëpisë shfaqet në rezultatet e kërkimit.

Lajmi vjen pasi Google zyrtarisht lançoi një mjet ku përdoruesit mund të bëjnë kërkesë për të hequr informacionet e tyre personale nga rezultatet e kërkimit.

Javën e kaluar mjeti filloi të shfaqej online për disa përdorues.

Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter Google tha se sistemi i njoftimeve do të jetë preferencial dhe përdoruesit mund ta aktivizojnë ose jo.

Vlen të theksohet se Google vetëm heq rezultatet e kërkimit dhe jo përmbajtjen në ueb. Informacioni do të vazhdojë të jetë kudo në faqe që e hostojnë.

Google ka lejuar njerëzit të kërkojnë heqjen e informacioneve personale nga rezultatet e kërkimit por tani po punon për ta bërë më lehtë.

Jo vetëm që mund të raportojnë por edhe të ndjekin kërkesat nëse janë pranuar ose jo. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram sjell mjete të kontrollit prindëror

Tags >

Google