Biznes

Në 24 orët e fundit 50% e transaksioneve në kriptomonedha i përkasin XRP

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Tetor 2019
0
Më 21 Tetor XRP përpunonte afro 730 mijë transaksione ditore ndërsa vetëm tetë ditë më parë, kriptomonedhave e tretë më popullore në botë ishte 1.6 milionë transaksione ditore, një rritje me 100% brenda javës. Në 24 orët e fundit 50% e transaksioneve në kriptomonedha i përkasin XRP

Numri i transaksioneve në XRP po rritet me shpejtësi duke ju afruar pikës më të lartë prej 1.7 milionë.

Sipas të dhënave të BitInfoCharts, transaksionet ditore në XRP tashmë përbëjnë 50% të transaksioneve totale në kriptomonedha në 24 orë. Ether vjen në vendin e dytë, ndërsa Bitcoin dhe Bitcoin SV ndajnë vendin e tretë.

Hera e parë që transaksionet ditore të XRP ishin kaq lart ishte Dhjetor i kriptomonedhave në 2017.

Më 21 Tetor XRP përpunonte afro 730 mijë transaksione ditore ndërsa vetëm tetë ditë më parë, kriptomonedhave e tretë më popullore në botë ishte 1.6 milionë transaksione ditore, një rritje me 100% brenda javës.

Shkaku i qartë i rritjes së numrit të transaksioneve është i paqartë por besohet se e gjitha po vjen nga spekulimi rreth XRP. Gjithashtu Ripple, kompania pas XRP, do të mbajë një aktivitet muajin e ardhshëm. Gjithashtu partneriteti i Ripple me Moneygram mund të ketë ndikuar.

Aktualisht XRP këmbehet me 0.302 dollarë dhe ka fituar 1.6% në 24 orë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Instagram ua bën jetën më të lehtë në internet

Lajmet e fundit>