Blog

Në Angli është krijuar një guidë ligjore mbi inteligjencën artificiale

Apr 18 2018
0 Shpërndarje
Ngjarjet e fundit në Amerikë kanë vënë në dukje rëndësinë e krijimit të një ndërhyrjeje legjislative e cila përmban lirinë e veprimit të mjeteve teknologjike në kuadër të përdorimit të të dhënave personale. Në Angli është krijuar një guidë ligjore mbi inteligjencën artificiale

Duket se rasti i Cambridge Analytica ka shkaktuar polemika të shumta në sistemin legjislativ në Mbretërinë e Bashkuar ku është propozuar një komitet i veçantë për krijimin e guidës në lidhje me inteligjencën artificiale. Një nga përfaqësuesit dhe shefi i komitetit bën me dije se çdokush ka nevojë të dijë se çfarë ndodh me të dhënat personale.

Ngjarjet e fundit në Amerikë kanë vënë në dukje rëndësinë e krijimit të një ndërhyrjeje legjislative e cila përmban lirinë e veprimit të mjeteve teknologjike në kuadër të përdorimit të të dhënave personale.

Në raportin e publikuar nga komiteti i inteligjencës artificiale janë renditur pesë norma etike të cilat duhet të përdoren në çdo industri tech, por edhe në nivel ndërkombëtar:

  1. Inteligjenca artificiale duhet të zhvillohet për të mirën e përbashkët dhe përfitimet e shoqërisë
  2. Duhet të veprojë duke u bazuar në parimet e qarta dhe korrekte
  3. Nuk duhet të përdoret për reduktimin e të drejtave mbi të dhënat personale për individët, familjet dhe komunitetin
  4. Çdo qytetar duhet të ketë të drejtën e edukimit për të pasur mundësinë e zhvillimit të intelektit, emocional dhe financiar së bashku me inteligjencën artificiale
  5. Fuqia e pavarur e dhunës, shkatërrimit apo mashtrimit të individëve nuk duhet tu akordohet asnjëherë inteligjencës artificiale

Në raport flitet edhe për krijimin e një monopoli të dhënash ku Facebook, Google dhe Tencent kanë të dhëna për një numër jashtëzakonisht të lartë individësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>