Biznes

Në Binance tashmë mund të blini kriptomonedha me kartë krediti

Publikuar , 02 Shkurt 2019
0
Ditën e Enjte Binance tha se në bashkëpunim me firmën Izraelite të pagesave Simplex do të aktivizojë blerjet përmes kartave të kreditit Visa dhe MasterCard. Në Binance tashmë mund të blini kriptomonedha me kartë krediti

Bursa kriptografike më e madhe në botë për nga volumi tregtar Binance do tua bëjë më të lehtë jetën entuziastëve të kriptomonedhave.

Ditën e Enjte Binance tha se në bashkëpunim me firmën Izraelite të pagesave Simplex do të aktivizojë blerjet përmes kartave të kreditit Visa dhe MasterCard.

Si fillim në Binance mund të blihen vetëm kriptomonedhat bitcoin (BTC), ether (ETH), litecoin (LTC) dhe XRP. Më pas këto monedha mund të këmbehen me 151 monedha të tjera ofruar nga bursa.

Industria e kriptomonedhave është ende në fazat fillestare dhe pjesa më e madhe e pasurisë në botë është në para prej letre. Duke ndërtuar ura të tilla do të rritet adoptimi i kriptomonedhave tek më shumë përdorues.

Disa vende si Iraku, Kuba, Afganistani dhe Libia janë përjashtuar nga skema e re.

Simplex tarifon 3.5% të transaksionit dhe çdo përdorues ka një limit ditor prej 20,000 dollarësh dhe mujore prej 50,000 dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkarkohen dy imamë në Turqi, investuan në Bitcoin

Lajmet e fundit>