LG është tërhequr nga një prej shfaqjeve teknologjike më të mëdha në botë për shkak të frikës nga Koronavirusi.
Firma teknologjike Koreano-Jugore ka anuluar paraqitjen e saj në Kongresin Mobil Botëror i cili mbahet çdo vit në Barcelonë.
MWC hap dyert më 24 Shkurt është shfaqja teknologjike mobile më e madhe në botë. Kompania Kineze ZTE ka anuluar një konferencë për shtyp.
Sony gjithashtu ka thënë se virusi ka ndikuar negativisht në fabrikat e prodhimit të cilët prodhojnë komponentë për Apple dhe Huawei.
Por organizatorët e konferencës thanë ditën e djeshme se virus ka pasur një impakt minimal në aktivitetin deri më tani.
Hon Hai, një prodhues Kinez i iPhone, ka reduktuar shitjet për këtë vit për shkak të koronavirusit. Kjo për shkak se virusi ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit në Azi. /PCWorld Albanian