Blog

Në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të gjobitesh me 550,000 dollar nëse përdor VPN

Publikuar , 28 Korrik 2016
0
Në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të gjobitesh me 550,000 dollar nëse përdor VPN

firewall-network-bPresidenti i  Emirateve të Bashkuara Arabe ka lëshuar një seri ligjesh të reja në lidhje me krimet kibernetike, duke përfshirë dhe një rregullore që ndalon këdo të përdorë rrjetet private virtuale që të sigurojnë trafikun e tyre në web prej syve kureshtarë.

Ligji i ri thotë  se kushdo që kapet duke përdorur një VPN ose server Proxy mund të burgoset ose të gjobitet me një shumë mes $136,000-$545,000.

VPN janë shërbime që lejojnë përdoruesit kudo ne botë të lidhen me një rrjet privat në internet. Janë dobishme për privatësinë online, pasi fshehin vendodhjen aktuale të përdoruesit. Gjithsesi ato mund të përdoren edhe për t’i shpëtuar kufizimeve të ndryshme, si për shembull, të mashtrosh Netflix apo Hulu, ose të kapërcesh censurimin e shtetit në Kinë ose Turqi në shërbime si Twitter, Facebook ose faqe pornografike.

Për momentin një numër i madh i popullsisë në Emiratet e Bashkuara përdor VPN në mënyrë që të qaset në shërbime të paaksesueshëm brenda shtetit të Gjirit, si WhatsApp, Snapchat dhe Viber.

LEXO EDHE:  Dy ish punonjës të Twitter kanë spiunuar për llogari të Arabisë Saudite

Tags >

VPN
Lajmet e fundit>