Biznes

Në Francë nëse uebsajtet nuk heqin një përmbajtje të konsideruar të jashtëligjshme gjobiten me 1 milionë euro

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Maj 2020
0
Ligji Francez është ai që vendi me ekonominë e dytë më të madhe në eurozonë propozoi për ta aplikuar në nivel Evropian por që nuk u prit mirë nga vendet e tjera. Në Francë nëse uebsajtet nuk heqin një përmbajtje të konsideruar të jashtëligjshme gjobiten me 1 milionë euro

Rrjetet sociale por edhe uebsajte të tjera kanë afat vetëm 1 orë për të fshirë përmbajtjet fyese në platformat e tyre sipas një ligji të aprovuar nga Parlamenti Francez.

Afat 1 orë aplikohet për përmbajtje që autoritet Franceze mendojnë se kanë të bëjnë me terrorizëm dhe abuzim seksual me fëmijët.

Nëse kompanitë nuk i përgjigjen afateve të këtij ligji rrezikojnë të gjobiten me 4% të të ardhurave vjetore, që do të thotë miliarda euro për kompanitë e mëdha.

Kritikët thonë se ligji kufizon lirinë e shprehjes. Rregullat e reja aplikohen për të gjitha uebsajtet, të mëdha dhe të vogla. Por ka shqetësime se vetëm Facebook dhe Google kanë burimet e mjaftueshme për të hequr përmbajtjet brenda afateve të parashikuara.

Ligji Francez është ai që vendi me ekonominë e dytë më të madhe në eurozonë propozoi për ta aplikuar në nivel Evropian por që nuk u prit mirë nga vendet e tjera.

Kështu Franca vendosi të ecë përpara me ligjin e vet. Gjithashtu sipas ligjit të ri përmbajtjet e konsideruara ilegale, që nuk kanë të bëjnë me terrorizmin apo abuzimin me fëmijët, duhet të hiqen për 24 orë nga njoftimi. Këto përmbajtjet mund të kenë gjuhë të urrejtjes, racizëm, dhunë dhe ngacmime seksuale.

Në këtë rast dështimi për të hequr përmbajtjet brenda 24 orëve mund ë gjobisë kompaninë me 1.25 milionë euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ish ekzekutivi i Google, Huawei kërcënim për sigurinë kombëtare