Lajmet

Në Gmail tashmë mund të përdorni disa nënshkrime

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Mars 2020
0
Për këtë Google ka menduar që të sjellë mbështetjen për disa firma dixhitale e-mail-esh. Në Gmail tashmë mund të përdorni disa nënshkrime

Mundësia për të përdorur një nënshkrim të vetëm dixhitale në Gmail mund të jetë jetë dhimbje nëse nuk dëshironi që të gjitha e-mail-et ti dërgoni në të njëjtën mënyrë. Ndryshe i përgjigjeni një e-mail-i pune e ndryshe një ftese në një aktivitet.

Për këtë Google ka menduar që të sjellë mbështetjen për disa nënshkrime dixhitale e-mail-esh.

Duhet të shkoni në Settings – General për të krijuar një firmë të re dhe një buton në dritare e kompozimit të e-mail-t do tju ofrojë mundësinë për të zgjedhur cilën prej nënshkrimeve që dëshironi të përdorni.

Funksioni është i disponueshëm për llogaritë personale por edhe G Suite dhe ka filluar të dërgohet në këto moment që shkruajmë.

Normalisht është një ndryshme i vonuar por që do të bëjë diferencën për ju që shkruani e-mail-e të shumta çdo ditë përfshirë edhe jashtë punës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google teston etiketa verifikimi për e-mailet