Lajmet

Në Indi nuk do të ketë bllokim të Twitterit

Publikuar , 11 Shtator 2012
0
Në Indi nuk do të ketë bllokim të Twitterit

Qeveria e Indisë ka vendosur që të mos ndalojë përdorimin e Twitterit në shtete të caktuara, një veprim ky i cili ishte përmendur së pari pas publikimit të përmbajtjes në faqen e mikroblogut duke shkaktuar eksodin e njerëzve nga regjionet verilindore.

Duke përmendur burime të pa emrëruara, Press Trust of India (PTI) raportoi gjatë ditës së diel se departamenti elektronikës dhe IT-së (DEIT) i shtetit e kishte identifikuar Twitterin si njërin nga shkaktarët më të mëdhenj të eskodit gjatë muajit të kaluar.

Gjatë asaj kohe, përmbajtja provokuese që nxiste reagim nga muslimanët u bë gjë mjaft e popullarizuar online dhe rezultoi me eksodin e disa njerëzve nga regjionet verilindore të cilët ikën nga shtëpitë e tyre.

Qeveria u mundua që të bllokojë 20 faqet “mëkatare” dhe impozoi një bllokim prej 15 ditësh në shërbimet SMS dhe MMS.

Sipas burimeve, DEIT veproi sipas këshillës nga Ministria që tha se përmbajtja e fotografive të shpërndara në Twitter kontribuoi në panik dhe eksod. Departamenti dëshironte që të bllokonte Twiterin në tetë shtete indiane, Karanatak, Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Assam, Maharashtra dhe Uttar Pradesh – dhe u konsultua me ekspertët se si dhe çfarë mund të bëhej.

Sidoqoftë, M. K Narayanan, i cili është këshilltari për sigurinë kombëtare dhe sekretari kryesor i Kryeministrit, Pulok Chatterjee, nuk e përkrahu këtë lëvizje.

Zyra e kryeministrit (PMO) ishte për mendimin që “furnizimi me ujë nuk mund të ndalet për një koloni të tërë vetëm sepse disa rubineta ishin duke dhënë ujë të keq” shtuan burimet. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Twitter fiton para por jo përdorues

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>