Vëzhgim

Në Japoni janë dëmtuar shumë kabllo nëndetare

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Në Japoni janë dëmtuar shumë kabllo nëndetare

Sipas ndërmarrjes hulumtuese Telegeography, kabllot në vijim janë dëmtuar:

    * APCN-2 – që ëhtë një kabëll brenda-aziatike, që formon një lidhje unazore në mes të Kinës, Hong Kongut, Japonisë, Republikës Koreane, Malejzisë, Filipineve, Singaporit dhe Tajvanit.
    * Pacific Crossing West dhe Pacific Crossing North që janë jashtë shërbimit.
    * PacNet ka raportuar ndërprerje me rrjetin e vet që kalon në Azinë Lindore.
    * Korea Telecom raporton që një  segment i Rrjetit Kabllor Japoni-SHBA është dëmtuar.
    * NTT ka raportuar dëme për disa segmente të sistemit nëndetar të kabllove PC-1.

Ruterët më të dëmtuar të rrjetit janë të vendosur në stactionet në Ajigaura ose Kitabaraki të cilët janë në mes të Tokios dhe Sendait. Cunami dhe tërmeti nuk kanë arritur në stacionet e vendosura në jug të Tokios, ose në ndonjë pjesë tjetër të strehimit si Tokyo Bay, tha Telegeography.

“Ne nuk jemi të paralajmëruar për ndërprerjet e ndonjë apo shumë kabllove që janë të vendosura ktu, shkruajti Stephan Beckart nga Telegeography në një email. “Të gjitha sistemet e kabllove që kanë raportuar ndërprerje gjithashtu operojnë kabllo që janë të vendosura në jug të Tokios, kështu që asnjë sistem nuk duket që të ketë vuajtur nga një ndërprerje e plotë.

Një raport në Dow Jones Newswires tregon që shumica e ndërmarrjeve janë duke punuar shumë për të përmirësuar problemet me rrjet. Raporti i Dow Jones ka përcjellur hollësitë në vazhdim:

 * KDDI thotë që kablloja evet në mes të SHBA-së dhe Japonisë është prishur dhe nuk mund të përçojë sinjale.
 * NTT është duke përdorur sisteme rezervë.
  * PCCW thotë që trafiku i internetit në Shtetet e Bashkuara është i ngadalshëm.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Në një rrëfim gjatë ditës së premte, Stacey Higginbotham ka treguar që Chunghwa nga Tajvani ka raportuar një ndërprerje në sistemin APCN-2, derisa China Unicom kishte raportuar disa dëmtime të papërcaktaura në “2 ose 3 kabllo.” Kjo mund të quhet si një rënie e punës së internetit në Japoni, sipas një të dhëne nga JPNAP./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>