Lajmet

Në Korrik Google Chrome vjen me opsionin e shumë kërkuar

Publikuar , 22 Janar 2019
0
Planet e Google Chrome për të bllokuar reklama u zbuluan në Prill dhe Korrik të 2017-ës kur nisi testimet e bllokuesit të reklamave. Në Korrik Google Chrome vjen me opsionin e shumë kërkuar

Që kur debutoi Google Chrome kishte një mision të mbronte përdoruesit nga elementët e këqij të uebit.

Për këtë arsye nuk shihni më “pop-ups” dhe vazhdimisht paralajmëroheni kur navigoni në uebsajte që përmbajnë maluerë.

Tani e tutje Google do të filtrojë edhe reklamat e këqija.

Planet e Google Chrome për të bllokuar reklama u zbuluan në Prill dhe Korrik të 2017-ës kur nisi testimet e bllokuesit të reklamave.

Për herë të parë nisi të bllokonte reklama në Shkurt të 2018-ës atëherë edhe kur zbuloi sesi funksionon bllokuesi.

Si pjesë e Koalicionit për Reklama më të Mira, Google aplikon disa standarde kur përzgjedh reklamat e mira dhe të këqija.

Nëse një uebsajt përmban reklama të këqija, Google do ti bllokojë të gjitha derisa uebsajti ti largojë vetë.

Bllokuesi i reklamave do të aplikohet globalisht

Chrome ka filluar filtrimin e reklamave të këqija në Amerikën e Veriut dhe Bashkimin Evropian por sipas Chromium Blog, Google do ta aplikojë në mbarë botën.

Nga data 9 Korrik, Chrome do të ndëshkojë uebsajtet të cilat përmbajnë reklama të këqija, pavarësisht vendndodhjes.

Përdoruesit nuk do të vënë re asgjë ndryshe. Kur navigojnë në një faqe, Google do të kontrollojë për reklama që shkelin rregullat. Nëse po, atëherë përdoruesit do të marrin një mesazh që thotë se të gjitha reklamat janë bllokuar në domainin përkatës.

Nëse keni një uebsajt jashtë Amerikës së Veriut dhe Evropës, Google rekomandon të përdorni aplikacioni Ad Experience Tool. Ai do të testojë reklamat që shfaqen në faqen tuaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ushtria Amerikane kërkon falje për një postim në Twitter

Lajmet e fundit>