Lajmet

Në Kosovë miratohet liberalizimi i përdorimit të shërbimeve mobile brezëgjëra

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
Në Kosovë miratohet liberalizimi i përdorimit të shërbimeve mobile brezëgjëra

FotoARKEPTashtiAutoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë pas një procesi të gjatë të analizave dhe vlerësimeve nga Grupi i Ekspertëve ka kompletuar ciklin e vlerësimit ekonomik të resurseve spektrale (brezeve të radio frekuencave dhe atë; brezeve 800 MHz, 900 MHz, 1800 MHz, 2100 MHz dhe 3400 deri 3800 MHz).

Gjithashtu ky Autoritet ka analizuar nevojat për resurse shtesë spektrale nga ana e operatorëve për ofrimin e shërbimeve mobile brezëgjëra si dhe ka përmbyllur procesin e vlerësimit dhe plotësimit e ndryshmit të licencave të operatorëve të shërbimeve mobile, që janë të publikuara me vendimin Nr. 400 të publikuar dhe shpallur më datë 4 tetor, 2013.

Ky vendimi miraton liberalizimin e mëtejshëm të shërbimeve mobile brezëgjëra përmes lejimit të përdorimit të teknologjive të reja që mundsojnë shërbimet e avancuara mobile brezëgjëra, të njohura nga publiku si shërbimet e gjeneratave të reja të komunikimeve mobile, 3G dhe 4G.

Vendimi i Autoritetit, lejon dhe mundëson fillimin e ofrimit të shërbimeve mobile brezëgjera nga ana e operatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike mobile bazuar në aplikimin e parimit të neutralitetit teknologjik.

Vendimi, krijon mundësinë që operatorët e telefonisë mobile në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara nga Autoriteti të kenë të drejtën që të implementojnë në kuadër të brezeve që aktualisht kanë në dispozicion (900 MHz dhe 1800MHz) të gjitha ato sisteme/teknologji (si UMTS, WiMax dhe LTE), të cilat mund të bashkëjetojnë me sistemin aktual – GSM.

Lejimi i autorizuar përmes vendimit të Autoritetit, do jetë i plotfuqishëm dhe efektiv për shfrytëzim efektiv komercial nga data 1 dhjetor, 2013 për periudhat kohore të harmonizuara me kohëzgjatjen e mbetur të licencave në posedim nga operatorët mobil të licencuar nga Autoriteti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më 4-7 prill 2019 në Prishtinë organizohet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

http://www.arkep-rks.org/?cid=1,23,672

Lajmet e fundit>