Biznes

Në mars 2014 Panasonic do të mbyllë biznesin e paneleve televizive plazma

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Në mars 2014 Panasonic do të mbyllë biznesin e paneleve televizive plazma

Në fund të marsit të vitit të ardhshëm, Panasonic do të mbyllë biznesin e paneleve televizive plazma, raporton Reuters.

Në këtë mënyrë, i vjen fundi edhe një sektori që ka qenë në rënie për muaj me rradhë për kompaninë. Edhe pse pritej që kompania të distancohej nga ky biznes, largimi po ndodh më shpejt sesa ishte parashikuar.

Mesa duket, kompania po përpiqet të përqëndrohet në sektorë më fitimprurës për të sjellë produkte më të suksesshme në treg.

Sektori i televizorëve të Panasonic ka qenë një prej kontribuesve më të mëdhenj në humbjet e fundit të kompanisë (15 miliardë $) gjatë dy viteve të fundit financiare. Biznesi i televizorëve raportoi një humbje operative prej 913 milionë $ vetëm gjatë vitit të fundit financiar.

Ky vendim dëshmon edhe njëherë se teknologjia japoneze e prodhuesve të televizorëve, të cilët dikur investuan fuqishëm, po tejkalohet nga avancimet e fundit në biznesin e LCD-ve.

Ekranet plazma për televizorë llogariteshin të përbënin vetëm 6% të të gjithë televizorëve të dërguar për shitje në vitin 2012, krahasuar me 87% që përbënin LCD-të (87%), sipas firmës DisplaySearch.

Panasonic u shpreh në një deklaratë se po vazhdon të marrë në konsideratë opsione të shumta për këtë sektor të vetin, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Me përfundimin e këtij biznesi, pritet të mbeten të papunë disa qindra punonjës. (PCWorld Albanian)

Panasonic Corp's Logo is pictured at an electronics store in Tokyo

LEXO EDHE:  Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 "mundet" nga një këllëf prej silikoni

Tags >

Panasonic
Lajmet e fundit>